ARKATANA

Tirolli i vendosur të investoj në ujitjen e pemishteve në Gjilan

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Peter Logart, koordinator për investimet në ujitje të pemëve, ka thënë se kriter e kemi që infrastruktura bëhet për ujitjen e së paku 10 hektarëve me pemishte por edhe në sipërfaqe më të mëdha. Neve na duhen të paktën 300 metra kub ujë për një hektar brenda një jave. Por me shpime të thella, dhe me rekomandimet e ekspertit për ujë që këtë fundjavë do të qëndroj në Gjilan, këtë shpresojmë se do ta zgjidhim. Ajo që është obligim i fermerit në këtë rast është vetëm shpimi, ndërsa për pjesën tjetër, furnizimin me pajisje, gypa dhe punë të shumta do të përkujdesemi në së bashku me Komunën e Gjilanit që është zotuar se deri në 30% do të participoj në këto investime.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, me bashkëpunëtorët e tij nga lëmi i Bujqësisë, ka pritur sot zyrtar të rrethit të Tirollit Austriak, të cilët janë të vendosur që në fillim të vitit 2014 të investojnë në ujitjen e tokës bujqësore, respektivisht pemishteve, që është një kërkesë shumë e madhe e fermerëve nga kjo anë.

Me këtë rast kryetari Mustafa, i ka informuar ata për gjendjen në të cilën ishte bujqësia vite më parë dhe për kthesën e madhe që ka ndodhur për këtë periudhë të qeverisjes nga ana e tij dhe e profesionistëve në qeverisje. “Që nga viti 2008 e këndej ne kemi investuar mjaft shumë në bujqësi dhe agro-kulturë së bashku me qeverinë e Kosovës, investimeve nga Komuna e Gjilanit dhe investimeve të shumta nga ana e donatorëve, të cilët janë të shumtë sa i përket investimeve në Gjilan e posaçërisht në bujqësi, siç është Komisioni Evropian, Danida Daneze, HIFER dhe shumë të tjera që kanë bashkëpunuar shumë ngushtë me Gjilanin.

Mustafa ka theksuar edhe bashkëpunimin që e kanë me Kompaninë austriake për mbledhjen e mbeturinave, që është një investim që shihet gjithandej në terren. Mustafa tha poashtu se Gjilani ka ende shumë nevojë për investime, në këtë rast edhe për donacione, sepse edhe pse kemi një moshë të re të popullatës, ne poashtu kemi ende shumë qytetarë të papunë që janë të moshës së re.

“Investimi juaj për ujitje të pemishteve do të jetë një investim që do të nxit edhe bujqit e tjerë të merren me bujqësi, të krijojnë hapësira të reja me pemë, perime, toka të punuara etj. Ne si Komunë edhe në këtë aspekt do t’u rrimë shumë pranë edhe me participim vetëm e vetëm që bujqësia zhvillohet edhe më shumë”.

ARKATANA

Ndërsa, Peter Logart, koordinator për investimet në ujitje të pemëve, ka thënë se kriter e kemi që infrastruktura bëhet për ujitjen e së paku 10 hektarëve me pemishte por edhe në sipërfaqe më të mëdha. “Neve na duhen të paktën 300 metra kub ujë për një hektar brenda një jave. Por me shpime të thella, dhe me rekomandimet e ekspertit për ujë që këtë fundjavë do të qëndroj në Gjilan, këtë shpresojmë se do ta zgjidhim. Ajo që është obligim i fermerit në këtë rast është vetëm shpimi, ndërsa për pjesën tjetër, furnizimin me pajisje, gypa dhe punë të shumta do të përkujdesemi në së bashku me Komunën e Gjilanit që është zotuar se deri në 30% do të participoj në këto investime”.

Logart, tha poashtu se pompat për ujitje kanë një qëndrueshmëri të punës pa ndërprerë nga 25-30 vjet. Arsyeja e financimit tri pjesësh është që më shumë të ruhet investimi si i tillë, pra fermeri, Komuna dhe ne si donator.

Gjithashtu ai ka dhënë edhe detaje sa i përket Tirrollit sikundër që edhe drejtori i Bujqësisë e ka informuar atë me tokën bujqësore, kapacitetet e prodhimit, kultivimin e kulturave të ndryshme, si pemë, perime, misër, grurë, etj. Rapuca gjithashtu i ka informuar ata edhe sa i përket kapaciteteve për ujë që ka Gjilani.

Ndryshe ky projekt siguron ujitje kualitative të pemëve, zhvillim të frutave dhe rendimente më të mëdha për fermerin. Për fillim do të propozohen vetëm pesë pjesë për ta implementuar këtë projekt, ndërsa në të ardhmen nëse gjithçka shkon mirë investimet mund të shtohen edhe më shumë.

Më pas të gjithë së bashku kanë vizituar edhe Shkollën e Bujqësisë, pemishten, serrat, dhe investimin që është duke u bërë në fermën e kafshëve, përpunimin e mishit, pemëve dhe perimeve të kësaj shkolle./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.