Hidromorava

Tiranë: Ekspozitë me veprat e Podrimjes

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në nder të poetit dhe shkrimtarit, Ali Podrimja, Biblioteka Kombëtare në Tiranë ka organizuar një ekspozitë me fondin e veprave të tij.

Shefi i sektorit të Bibliografisë në Bibliotekën Kombëtare, Maksim Gjinaj, deklaroi për mediat tiranase se në fondin e botimeve të Podrimjes biblioteka ka rreth 70 vepra të tij. Sipas Gjinajt, Podrimja mbetet njëri ndër autorët më të kërkuar.

Uji Dea

“Kemi organizuar këtë ekspozitë sapo morëm vesh për lajmin e hidhur të vdekjes së poetit të mirënjohur, Ali Podrimja. Të pranishme në këtë ekspozitë janë të gjitha veprat e Ali Podrimjes, pra, rreth 70 titujt që ndodhen në fondet e Bibliotekës Kombëtare. Ai është ndër autorët më të lexuar.

“Është i pranishëm jo vetëm në auditorin e gjerë dhe te lexuesit e përhershëm të Bibliotekës Kombëtare, por është edhe pjesë e mirëfilltë e programeve shkollore”, u shpreh shefi i sektorit të Bibliografisë, Maksim Gjinaj.