Tirana të tërheqë ambasadorin e vetë nga Beogradi !?
Nga Refik Hasani- Tirana nëse tërheq ambasadorin e vetë të akredituar nga Beogradi , kështu ndihmohet Kosova në ballafaqim me serbët e Mitrovicës . Ky veprim është shumë domethënës në momentin e caktuar politik dhe direkt e indirekt e sensibilizon jo vetëm opinionin publik por edhe e vë në lëvizje politikëbërjen dhe diplomacinë ndërkombëtare .
Kjo fletë që edhe në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ka shqiptarë dhe Tirana demonstron zyrtarisht që nuk pajtohet me politikën që ndjek Beogradi duke diskriminuar shqiptarët e kësaj krahine shqiptare .
Dikush do të mendonte se Tirana nuk ka tërhequr ambasadorin e vet të akredituar në Beograd edhe për Kosovën , por ajo ishte kohë paksa më e ndjeshme kur Shqipëria ishte në një pozitë më të pafavorshme dhe gjysmë e izoluar . Tirana më shumë nuk ishte në rrjedha dhe gati në asnjë bllok as të NATO-s e as të Paktit të Varshavës . Tani , Tirana ka përmirësuar ndjeshëm pozitën e vetë në Evropë dhe mekanizma ndërkombëtar dhe është rasti dhe moment që Tirana të tërheqë për një afat të caktuar ambasadorin vetë nga Beogradi .Kjo duhet të shpreh arsyen e tërheqjes së ambasadorit dhe të cilat kushte duhet plotësuar për një periudhë të caktuar kohore .
Parlamenti i Shqipërisë , në shenjë pakënaqësie që Beogradi edhe pas luftës së UÇPMB-së , marrëveshjes së Konçulit dhe garancive tjera ndërkombëtare që ka marrë përsipër qeveria dhe parlamenti i Serbisë nuk është duke ju përmbajtur , por vazhdon t`i diskriminoj shqiptarët nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës .
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Komisionin parlamentar dhe ministrin e punëve të brendshme të marrë një veprim që të shprehet Tirana zyrtare që është shenjë politike dhe diplomatike ku vetëm pasi të tërhiqet ambasada e shtetit shqiptarë e akredituar në Beograd këtë e bën në shenjë pakënaqësi , revolte që ende të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive të shqiptarëve të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare shkelen me të dy këmbët , si respektimi i të drejtave të përdorimit të gjuhës në administratë lokale , përfaqësim jo adekuat nëpër të gjitha nivelet e administratës lokale dhe qendrore , mungesa e investimeve dhe prapambetja së madhe në zhvillim , Mos respektimi demilitarizimit , mos respektimi i përfaqësimit në policisë të zinxhirit komandues, regjistrimi i popullsisë nuk është bërë pasi nuk janë plotësuar asnjë nga parakushtet si mbykqyrësit , administruesit , kontrolluesit dhe monitoruesit në bazë të popullatës shumicë në këtë krahinë , funksionon trupi koordinues , si projekt i qeverisë së Beogradit për tri komunat , por pa mjete të duhura .
Po , ashtu Këshilli Nacional është i themeluar , ku janë mbajtur zgjedhjet dhe funksionon , por të lë shumë për të dëshiruar me efektet jo të mira në terren .
Edhe ashtu në preambulën e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë , citojmë : Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit , mbaron ky citat .
Autori është publicist i pavarur .