Tirana rrëmben çmimin e parë

Gjilan – Dramaturgu i njohur gjilanas Jahi Jahiu tha për rajonipress se shfaqja “14 vjeç dhëndër” e ka merituar me plotë të drejtë vendin e parë. “Ishte një shfaqje e përkryer dhe me shumë shije e finesa profesionale” tha Jahiu.
Në natën finale të “Talias së Flakës”, që kishte karakter garues juria ka ndarë edhe tetë çmime tjera, ku çmimi për aktorin më të mirë i takoi, Devis Mukës nga Teatri i Metropolit të Tiranës, çmimi- aktorja më e mirë e festivalit iu nda, Teuta Ajdinit nga Teatri i Tetovës, çmimi për aktorin më të mirë dytësor i takoi, Ard Islamit nga Teatri Kombëtar i Kosovës, aktorja më e mirë në rolin dytësor, çmimi për artistin me perspektivë iu nda, Bashkim Nexhipit nga Teatri Profesionit i Gjilanit, çmimin për kontributin e dhënë në fushën e teatrit iu nda Ibrahim Shabanit, ish-drejtor i Teatrit të Gjilanit, çmimi për realitet të ri teatrit i nda, regjisores, Elma Doresi nga Teatri i metropolit të Tiranës, çmimi regjia më e mirë iu nda, Fadil Hysaj nga Teatrit Kombëtar i Kosovës dhe çmimi drama më e mirë origjinale, iu nda shfaqjes” Shtëpia në ankand”, e Teatrit Kombëtar të Kosovës me tekst dhe regji të Fadil Hysajt.
Në emër të jurisë profesionale, Enver Petrovci, tha se juria me kujdes ka përcjell të gjitha shfaqjes dhe theksoi se më dëshirë çmimin më të madh do t’ia ndanin publikut të Gjilanit i cili është pa dyshim më i mirë në trojet shqiptare, derisa aktorja Emine Toska duke bërë të ditura çmimet e jurisë profesionale, tha se Gjilani gjatë këtyre ditëve ishte kryeqendër e kulturës, pasi gjatë janarit duke nderuar dëshmorët dhe heronjtë e kombit në përkujtim të të cilëve edhe mbahet ky manifestim jetoi me festivalin, derisa gjilanasit me zemër të hapur pritën artistët dhe trupat teatrore nga pesë qendra shqiptare.
Ajo tha se gjatë pesë netëve u prezantuan pesë shfaqje nga Gjilani, Prishtina, Ferizajt, Tetova dhe Tirana dhe se festivali u vlerësua si shumë i suksesshëm me shfaqjet , ligjërata, debatet ku defiluan shumë aktorë e mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare.
Suela Konjari nga Teatri i Metroplit, duke pranuar mirënjohjen tha se janë të kënaqur që ishin në këtë festival për të dëshmuar se ne jemi një gjak, një gjuhë dhe një komb, derisa regjisori i njohur kosovar, Fadil Hysaj tha se edhe ai sikur Enver Petrovci, është i mendimit që çmimi i madh i këtij festivali duhet ndarë publikut të mrekullueshëm gjilanas sikur edhe dr. Selajdin Salihu, njëri nga udhëheqësit e debateve pas shfaqjeve e vlerësoi Festivalin e Dramës shqipe ‘Talia e Flakës”.
Dramaturgu i njohur gjilanas Jahi Jahiu tha për rajonipress se shfaqja “14 vjeç dhëndër” e ka merituar me plotë të drejtë vendin e parë. “Ishte një shfaqje e përkryer dhe me shumë shije e finesa profesionale” tha Jahiu.
Për të gjitha teatrot pjesëmarrëse në Festivalin e Dramës Shqipe, “Talia e Flakës 2012”, organizatori ndau mirënjohje.
Ndryshe, manifestimi tradicional kulturor, “Flaka e Janarit 2013”, vazhdon të enjten me “Penën e Flakës”, në ora 15:00, ku në Sallën e Kuvendit Komunal, mbahet Ora e madhe letrare, ku do të ndahet çmimi “Pena e Flakës”, për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare si dhe bëhen publike rezultatet e konkursit anonim letrar për poezi dhe tregim të shkurt, për çka do të ndahen gjashtë çmime, tri për poezi dhe tri për tregim.
Për më e tepër, të premten me koncertin e muzikës popullore “Fest Flaka”, do të përmbyllet manifestimi tradicional kulturor ‘Flaka e Janarit 2013” me të cilin identifikohet Gjilani./rajonipress/