Hidromorava

Tinktura nga xhenxhefili, ilaçi antik popullor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tinktura nga xhenxhefili është shumë efektive te ftohjet, sidomos te infeksionet virusale. Falë tinkturës nga xhenxhefili, inflamacionet në organizëm shpejt zhduken.

Kjo tinkturë është preparat i mirë kundër dhimbjeve të kokës, dhimbjeve të dhëmbit, dhimbjeve në nyja. Është shumë efektive për shërimin e inflamacioneve në fyt, bajameve, angjinës.

Është e përdorshme edhe për përmirësimin e shikimit , shton aktivitetin te femrat dhe meshkujt. Por, kohëve të fundit kjo tinkturë nga xhenxhefili aplikohet edhe te humbja në peshë, kundër kilogramëve të tepërt. Ata që duan ta përmirësojnë peshën, ky ilaç u sugjerohet në mëngjes dhe pasdite, nga 1-2 lugë, për një muaj. Më pas bëni pauzë, e përsërisni përsëri.

FIDANISHTJA

Tinktura nga xhenxhefili për këtë recetë – përbërësit: 300 gr rrënjë xhenxhefili, Kavanoz prej qelqit prej 1 litri, Raki vendore cilësore, 2 lugë mjaltë, Lëngun e 1 limoni.

– Pastrojini mirë rrënjët e xhenxhefilit. I qëroni dhe i preni në rriska të vogla.
– Rriskat e xhenxhefilit i vendosni në kavanoz dhe i përzieni me rakinë (2/3 të kavanozit).
– E mbyllni me kapak dhe e lini në vend të ngrohtë për 14 ditë. Kohë pas kohe e përzieni.
– Më pas, tinkturën e procedoni, shtoni mjaltin, lëngun e limonit dhe përzieni. Merreni nga 1 lugë tri herë në ditë, para shujtave.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.