FITORJA

Tifozët, hakmerren për Kukelin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Futbollistët e Bellinzonas ishin cak i sulmit fizik të tifozëve të Zurichut, të revoltuar pas skenës tragjike që panë, kur iu thye këmba Burim Kukelit. Futbollistët mysafirë u shpëtuan nga policia, duke qëndruar gjysmë ore të ngujuar në kabinë. Simon Grether, i cili e lëndoi mesfushorin kosovar ka shpëtuar për mrekulli nga ky sulm

Burim Kukeli ishte fytyra më tragjike e ndeshjes miqësore të zhvilluar ndërmjet Zurichut dhe Bellinzonas të dielën. Futbollisti kosovar e theu këmbën e djathtë në minutën e 74-t pas një dueli me lojtarin kundërshtar Simon Grether dhe kjo nuk ishte skena e vetme e tmerrshme e këtij dueli.

Pasi e panë skenën shokuese, tifozët e Zurichut u vërsulën drejt fushës së blertë për t’i sulmuar futbollistët e Bellinzonas, por u desh të ndërhynte policia për t’i zbutur gjakrat.

Gjyqtari vendosi ta ndërpriste lojën për shkak të rastit shokues, teksa Zurichu po udhëhiqte 1:0. Më pas, cak i sulmit të tifozëve ishte Grether, i cili ishte shkaktari i incidentit. Tifozët filluan të gjuanin me gjësende dhe e goditën në kokë lojtarin mysafir Branko Bankovic.

Më pas situata filloi të eskalonte dhe futbollistët e Bellinzonas vrapuan drejt kabinës. Ata i prisnin jashtë tifozët e mllefosur, të cilët arriti t’i ndalte vetëm policia.

Uji Dea

“Pas 30 minutash, ia dolëm të largoheshin. Ishte një skenë e tmerrshme. Na vjen shumë keq për Burimin. Sigurisht, loja nuk mund të vazhdohej”, ka thënë portieri i Bellinzonas, Swen Konig, i cili nuk e arsyetoi assesi reagimin e tifozëve.

Edhe gjyqtari Carlo Bertolini e arsyetoi vendimin e tij për ndërprerjen e ndeshjes, duke thënë se nuk kishte kushte për vazhdimin e saj, pasi që shumë futbollistë ishin të shokuar dhe nuk kishte sens të vazhdonin të luanin.

Pas shtatë minutash, auto ambulanca e ka transportuar 29 vjeçarin në spital. Ai është rikthyer në Zurich ku pritet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në klinikën Hirslanden.

Kukeli ishte i pafat në këtë ndeshje. Ai u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pësoi një lëndim të tmerrshëm, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë deri në fund të sezonit, duke i humbur kështu ndeshjet kampionale me Zurichun dhe ndeshjet kualifikuese për Botëror me Kombëtaren shqiptare.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.