FIDANISHTJA

Tifozët: Berisha është për titullar!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Paraqitja e Etrit Berishës, si me Lazion dhe me ekipin kombëtar shqiptar, duket se i ka habitur edhe tifozët e Lazios. Sipas tyre, portieri shqiptar është shumë i fortë dhe veç pritjeve ai shënon edhe penalltitë. Ja se si shkruajnë ata në forumet e tyre: “Nga gjashtë blerjet e Lazios këtë verë (Biglia, Felipe Anderson, Novaretti, Perea, Vinicius, Elez…) gjithmonë harrohet Etrit Berisha, i cili erdhi në Romë mes njëmijë polemikash për shkak të kontratës me ekipin e Chievos.

Nuk luajti as në Evropë. Por Etrit Berisha, 24 vjeç, titullari i Shqipërisë, prej më shumë se një viti po e tregon veten.

FIDANISHTJA

Në ndeshjen e fundit me Bjellorusinë ai arriti të priste një penallti dhe të bllokonte rezultatin 0-0, pas tre pritjeve të njëpasnjëshme. Por mos harroni, ai në janar mund të jetë titullar i Lazios. Një superportier i cili do të na garantojë portën nëse largohet Marcheti.

Berisha i transferuar në verë nga Kalmari i Suedisë, aktualisht është portier i dytë i skuadrës nga Roma. Ai është lideri real i skuadrës kuqezi në ndeshjen me Bjellorusinë…(Tribuna – Arena).