ARKATANA

Tifozat Kuq e Zi: Shqiptarë të Zvicrës mos luani kundër Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tifozët e Kombëtares shqiptare, ‘Tifozat Kuq e Zi’ të martën u janë drejtuar me një letër të hapur shqiptarëve të Zvicrës, prej të cilëve kanë kërkuar që të refuzojnë të luajnë ndaj ekipit shqiptar.

“Meqenëse keni rrënjë shqiptare dhe nuk ndiheni rehat të luani kundër kombit të rrënjëve tuaja (ashtu siç edhe deklaroni nëpër media), ju kërkojmë që të mos luani në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë”, thuhet në letrën e hapur të Tifozave Kuq e Zi.

FIDANISHTJA

“Mendojmë se në këtë mënyrë do të jeni korrektë edhe me ngjyrat që i prezantoni, pasi që ata do t’ju kuptojnë. Nëse veproni ndryshe dhe nuk jeni në ditën e juaj më të mirë, atëherë zviceranët do t’ju quajnë ‘tradhtarë’. Mirëpo, nëse eventualisht shënoni gol, atëherë ne, bashkëkombësit e juaj (shqiptarët), do t’ju quajmë po me të njëjtin emër”, thuhet më tej në letrën e tifozëve shqiptarë, të cilët besojnë se kjo do të ishte varanti më i miri për Shqipërinë, Zvicrën dhe gjashtë lojtarët e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.