Eko Higjiena

“Ti Shqipëri më jep nder”, në Greqi

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Shqiptarët e mërguar në Greqi, për më se dy orë, janë çmallur derisa kanë ndjekur koncertin festiv të këngëtares së njohur të muzikës së lehtë Manjola Nallbani dhe tenorit Kastriot Tusha.

Ata kanë sjellë para bashkëkombasve të tyre në Selanik, perla nga muzika jonë popullore qytetare, por edhe ajo operistike.
Kënga shqipe, nga të gjitha trevat shqiptare, që prej Dibrës, Shkodrës, Korçës, Vlorës, Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Jugut, është përcjellë me emocion dhe mjeshtri të lartë nga dy këngëtarët e shquar.

Uji Dea

Aktiviteti u organizua në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga Konsullata e Përgjithshme në Selanik në bashkëpunim me qarkun e Maqedonisë Qendrore, njofton TCH.

Emocionet dhe ndjenja e krenarisë kombëtare kanë arritur kulmin kur dy këngëtarët e shquar kanë përfunduar koncertin e tyre me këngën “Ti Shqipëri më jep nder”, e cila tashmë është kthyer në himn për miliona shqiptarë kudo në botë.