FIDANISHTJA

Thyhet miti për yndyrat e ngopura

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Një studim i madh ka sjellë në pikëpyetje këshillën ushqyese në të cilën kemi besuar për vite me radhë, dhe e cila pretendon se yndyrat e ngopura janë të këqija për zemër.

Këshilltarët e ndryshëm paralajmëronin se si duhet të rrimë larg yndyrës, por analizat e kohëve të fundit të 72 studimeve dhe 600,000 të anketuar tregojnë se nuk ka asnjë lidhje në mes të yndyrave të ngopura dhe sëmundjeve të zemrës.

Analiza e madhe tregoi, pas analizave detajore, se nuk ka dëshmi që yndyrat e ngopura ndikojnë negativisht në zemër, si dhe se të ashtuquajturat yndyra të shëndetshme në përgjithësi nuk kanë asnjë efekt kur bëhet fjalë për rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por dy lloje të acideve yndyrore omega-3 në vajin e peshkut EPA dhe DHA dhe acidet yndyrore janë të lidhura me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës. Sidoqoftë, suplementet e acideve yndyrore omega 3 dhe 6 nuk e kanë këtë efekt. Ky studim është kryer për shkak të qëndrimeve kontraverse gjithnjë e më të mëdha në lidhje me rëndësinë e sheqernave dhe yndyrave dhe efektet e tyre në organizëm.

FIDANISHTJA

Tashmë një kohë konsiderohet se konsumimi i yndyrave në trup ndikon në zemër dhe shkakton trashje, por një studim i ri britanik ka treguar se ato në fakt janë demonizuar në mënyrë të padrejtë dhe se në fakt duhet të fajësohet sheqeri, transmeton Koha.net. Shkencëtari kryesor i cili ka punuar në studimin, dr. Rajiv Chowdhury nga Universiteti i Cambridge, thotë se këto rezultate shkencore janë orientimet e reja për nutricionistët.

“Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Në vitin 2008, më shumë se 17 milionë njerëz vdiqën nga problemet kardiovaskulare në mbarë botën”, tha dr. Chowdhury. Që suksesi i parandalimit dhe trajtimit të jetë sa më i mirë, është e nevojshme të informohen për provat e fundit shkencore.

Ekipi, i cili e publikoi këtë studim në “Annals of Internal Medicine”, kreu analiza në 72 studime të cilat përfshinë 600.000 pacientë në 18 vende. Përfundimi më i rëndësishëm ishte se nuk ka ndonjë lidhje në mes të yndyrave të ngopura dhe sëmundjeve të zemrës. Yndyrave u është dhënë titulli i ushqimeve të pashëndetshme për shkak të keqinterpretimeve të studimeve shkencore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.