Thyhet kisha, vidhen para, alarmohet policia e Gjilanit

Gjilan – Prifti i kishës Ortodokse të fshatit Grnqare – Komuna e Kllokotit ka lajmëruar Policinë se nga persona të panjohur ishin thyer dy dritare dhe të dyshimtit kishin depërtuar në brendi të kishës dhe sipas deklarimit të priftit kishin vjedhur një sasi të parave rreth 2000 dinarë. Dëme tjera nuk ka pasur.
Në vend ngjarje kanë dal njësitet e hetimeve bashkë me forenziken dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit ky rast është cilësuar si vjedhje e rëndë.
Për momentin nuk ka të dyshimtë dhe motivi i dëmtimit mund të jetë përfitimi material pasi të dyshimtit kanë mund të dijnë se në kish ka pasur para.
Duke marr për bazë se dëmtimi dhe vjedhja ndaj objekteve fetare konsiderohet vepër e rëndë penale, Drejtoria Rajonale ka vendosur që ky rast të hetohet me prioritet dhe do të angazhoje edhe Njësitin e Hetimit të veprave të rënda kriminale në bashkëpunim me hetues të stacionit të Kllokotiti dhe të Vitisë thuhet në njoftimin e nënkolonel Shaban Azizit zëvendës drejtor rajonal në Gjilan./rajonipress/