Uji Dea

Maliqi: Në Gjilan ndoshta do të përcaktohet edhe fituesi i zgjedhjeve nacionale me 9 shkurt 2025

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për ta përmbysur qeverisjen e Alban Hysenit, LDK do të duhet të rritë ndjeshëm mbështetjen elektorale, krijimin e programit politik Gjilani i Gjelbërt 2025+, formojë aleanca strategjike, krijimin e ekipit qeverisës me një lider që është i pranueshëm për të gjitha shtresat e të cilin e ka LDK në krye të degës dhe që krijon frymë të re dhe me vizion për qytetin thotë Latif Maliqi asambleisti më aktiv nga radhët e LDK-së në Gjilan.

Maliqi mendon se sondazhet e fundit për situatën politike në Kosovë e në veçanti në Gjilan, tregojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në një pozicion të mirë në krahasim me partitë e tjera kryesore.

“Sipas shumë sondazheve të realizuar nga institute ndërkombëtare e vendore çdo ditë e më shumë LDK është duke marrë mbështetje dhe përkrahje për ndryshimin e qeverisjes në nivel vendi dhe në Gjilan. Ku në Gjilan ndoshta do të përcaktohet edhe fituesi i zgjedhjeve nacionale me 9 shkurt 2025. Në disa sondazhe të tjera, LDK ka arritur një mbështetje prej 21% deri në 28%, që tregon një lëvizje të variueshme në mbështetje por gjithsesi duhet me punuar shumë me të rinjtë dhe gjitha shtresat shoqërore që të kemi një rritje dhe vazhdimësi të mirë tutje” tha Maliqi.

Sipas Maliqit rezultati do të jetë edhe më i mirë duke prezantuar gjithnjë e më shumë programi Rruga e Re te të gjithë votuesit e Kosovës dhe diasporës.

Eco Higjiena

“Rezultatit të mirë të LDK-së do t`i prijë edhe lista e mirë dhe me kuadro të dëshmuara në gjitha profesionet dhe lëmit e jetës sipër zgjedhjet nacionale po ashtu edhe ato lokale. Që do të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi në komunë po ashtu edhe të qeverisin me Kosovën. Në lidhje me disponimin e elektoratit të LDK për të ndryshuar qeverisjen aktuale, është e qartë se ka një sfidë të madhe përpara për partinë, duke pasur parasysh dominimin e VV dhe mbështetjen e fortë që ka kryeministri aktual, Albin Kurti, me veprimet populliste e asgjë në të mirën e përmirësimit të jetës së qytetarëve” shtoi Maliqi.

Por asambleisti i LDK-së ka edhe një kërkesë interesante për vet LDK e Gjilanit.

“Për ta përmbysur qeverisjen e Alban Hysenit, LDK do të duhet të rritë ndjeshëm mbështetjen elektorale, krijimin e programit politik Gjilani i Gjelbërt 2025+, formojë aleanca strategjike, krijimin e ekipit qeverisës me një lider që është i pranueshëm për të gjitha shtresat e të cilin e ka LDK në krye të degës dhe që krijon frymë të re dhe me vizion për qytetin” tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.