Fundamenti

Thüringeni nuk i dëbon refugjatët gjatë dimrit në Ballkan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

As ashkalitë dhe egjiptianët nga Kosova, nuk do të kthehen në Kosovë, përkundër mungesës së bazës për azil, ka thënë ministri Geibert.

Landi gjerman Türingen gjatë këtij dimri do të përmbahet nga dëbimi i refugjatëve, kryesisht romë dhe sinti, në regjionin e Ballkanit. Siç ka thënë të enjten në parlamentin e landit ministri i brendshëm Jörg Geibert, as ashkalitë dhe egjiptianët, dy pakica etnike nga Kosova, nuk do të kthehen në Kosovë, përkundër mungesës së bazës për azil.

Ministri ka udhëzuar autoritetet kompetente që dëbimin e të përmendurve ta shtyjnë deri më 31 mars 2013. Dëbimi gjatë muajve të dimrit i personave që kanë nevojë për mbrojtje do të ishte një veprim i ashpër i panevojshëm, ka shtuar ai.“Unë me këtë rast e kam fjalën për njerëzit e sëmurë dhe të moshuar si dhe për gratë vetushqyese ose familjet me fëmijë të vegjël”, ka sqaruar Geibert.

Uji Dea

Ndërkaq, përjashtohen nga ky lehtësim personat që janë dënuar për ndonjë vepër penale të kryer në Gjermani. Shtyrjen e dëbimit e kishin kërkuar partitë si Linke, të Gjelbrit dhe FDP, ndërsa me të ishte pajtuar javën e kaluar edhe koalicioni në pushtet CDU/SPD.

Sipas ministrit të brendshëm, në fund të nëntorit në këtë land qëndronin 465 refugjatë nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova, të gjithë nën kërcënimin për t`u dëbuar.Ai ka shtuar se nga tetori e tutje në shtete e përmendura janë riatdhesuar 40 refugjatë ndërsa 280 të tjerë gjatë po kësaj periudhe janë kthyer vullnetarisht.

Gjysma nga 1600 refugjatët që strehon gjithsej Thüringeni, vjenn nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.