GRANDEMALL

Thirrje publike Alban Hysenit: Oooo kryetar…oooo qytetar të Livoqit të Ulët pushtetar mos fleni!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Siguria e qytetarëve në formën që zhvillohet ky komunikacion është në një rrezik permanent, e mos të flasim tani për dëmtimin e këtyre rrugëve të cilat janë të shtruara me asfalt jorezistent për makineri të rënda. Ooooo popull mos fleni!.Apo më mirë më thënë, në qoftëse ne nuk veprojmë, pushteti është duke fjetur, me bindjen se populli po flenë ka shkruar Xhevat Bekteshi banor nga ky fshat.

Reagimi i plotë:

Para një muaji reagova me shkas për aksin rrugor, Gjilan – Livoq – Ferizaj. Për merakosjen qytetare si banues i kahershëm dhe i përhershëm i Livoqit. Pati edhe nga pak reagime individuale dhe reagime grupore të qytetarëve të Livoqit. Përveç një takimi në Drejtorinë për Shërbime Publike, siç na informojnë përfaqësuesit e fshatit, u mbajt edhe një protestë e qytetarëve në aksin rrugor mes fshatit në prani të forcave policore, si siguri e protestës.

Si pasojë e riparimeve dhe punëve të ngadalta fshati i ynë tani më mbulohet me re pluhuri pa mbarim. Rrugët alternative përmes fshatit, tani më janë përplot makina, kamioneta e kamion të rëndë e të gjatë nëpër rrugica të rendit të dytë e të tretë.

Siguria e qytetarëve në formën që zhvillohet ky komunikacion është në një rrezik permanent, e mos të flasim tani për dëmtimin e këtyre rrugëve të cilat janë të shtruara me asfalt jorezistent për makineri të rënda.

Gjithashtu mos të flasim që për neve që rrugëtojmë përmes rrugës në riparim, se automakinat tani më kanë filluar ndjeshmërinë e dëmtimeve serioze të pjesëve të tyre.
Rruga kalon përmes fshatit dhe në të dy anët e saj me kilometra, janë shtëpitë me familje të banuara, të cilat tani më janë të stresuar nga pluhuri, që shpërndahet nga rruga në riparim.

FIDANISHTJA

Kur kësaj i shtohet edhe numri i bizneseve që funksionojnë në këtë aks, ankesat e qytetarëve do duhej të merren parasysh dhe riparimet të jenë emergjente.

Nuk kam informacion deri tani, që i pari i komunës sonë Alban Hyseni, ka vizituar fshatin dhe të bisedojë me qytetarët e fshatit më të madh të komunës, pra Livoqin e Ultë.

Dikush kompetent (numri i deputetëve të VV është 8 a 9 në këtë legjislativë, gjithashtu edhe ministri është i partisë së VV), do duhej tani më të na njoftoj me detalet e projektit në fjalë, programin realizues të projektit dhe sado kudo të na lehtoj këtë katrahurë, të situatës që po kalojmë.

Reagimin e bëjë nga frika e kohës së realizimit të projektit, sepse që 4 vite nuk është kryer asfaltimi i rrugës Gjilan – Perlepnicë në drejtim të Kamenicës.

Edhe sot e kësaj dite vazhdon avazi i punës të cilës askush nuk mundet të i jap arsyeshmeri të mosrealizimit, të një aksi dy kilometersh rrugor.

Ooooo popull mos fleni!.Apo më mirë më thënë, në qoftëse ne nuk veprojmë, pushteti është duke fjetur, me bindjen se populli po flenë!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.