Fundamenti

Thirrje për zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale në Kosovë: Presidenti të zgjidhet nga populli

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Karaçevë – Nisma qytetare e rrjedhur nga brezi kufitar ka dalë me një thirrje publike, përmes së cilës kërkon që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm drejt forcimit të demokracisë dhe përputhjes me standardet ndërkombëtare. Sipas kësaj nisme, sovrani i Kosovës, populli, duhet ta ketë të drejtën ekskluzive për të zgjedhur kreun e shtetit. “Është legjitime dhe demokratike që qytetarët e Kosovës ta zgjedhin vetë Presidentin e Republikës. Populli vendos dhe e vulos mandatin, ndërsa institucionet kushtetuese dhe gjykatat e certifikojnë atë,” thuhet në deklaratë ka thënë Selver Lenjani.

Në reagimin e Selver Lenjanit theksohet se demokracia në Kosovë ende nuk është plotësisht në harmoni me normat demokratike dhe standardet ndërkombëtare, duke vlerësuar se demokracia e mirëfilltë do të realizohet vetëm atëherë kur Presidenti të zgjidhet përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Nisma i referohet praktikave në rajon dhe më gjerë, duke përmendur se në shumicën e vendeve të Ballkanit, Evropës dhe botës, kreu i shtetit zgjidhet nga populli. Si shembull përmendet Maqedonia e Veriut, ndërsa kërkohet që edhe Kushtetuta e Kosovës të harmonizohet në këtë drejtim, duke ia kthyer këtë të drejtë sovranit, qytetarëve të Kosovës.

Në deklaratë u drejtohet thirrje Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme, partive politike dhe institucioneve më të larta shtetërore, që të mbështesin ndryshimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit.

Uji Dea

“Presidenti ose Presidentja e Republikës së Kosovës duhet të zgjidhet nga qytetarët. Kushdo që dëshiron të kandidojë le të garojë, ndërsa populli të vendosë,” theksohet më tej, duke shtuar se legjitimiteti i kreut të shtetit buron drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve.

Autorët e thirrjes theksojnë se ka ardhur koha që roli vendimmarrës t’u kthehet qytetarëve dhe jo të mbetet në duart e marrëveshjeve partiake. “Mjaft me rotacion partiak, tani është radha e popullit. Populli flet, vendos dhe e vulos vendimin,” thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Selver Lenjani.

Në përfundim, nisma dhe iniciativa e brezit kufitar shpreh shpresën se zgjedhjet presidenciale të vitit 2026 do të shënojnë një kapitull të ri demokratik për Kosovën, me një President të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.