Thirrje për unitet në Kllokot, qytetar e aktivist i japin mbështetje maksimale Arbër Eminit
Kllokot – Pasiqë i ka mposhtur strukturat paralele të Serbisë dhe ka goditur në start fundërrinat e pakëta shqiptare, Arbër Emini po merr mbështetje të fuqishme nga qytetarët e shoqëria civile. Është historike për Kllokotin që Arbër Emini një kuadër i ri dhe me talent prej politikani modern, të udhëheq këtë komunë të lënë pasdore nga ndikimi i Serbisë dhe Radojqiqit.
Arbër Emini hynë fuqishëm në zgjedhjet e 12 tetorit, pasi ka konsoliduar mirë terrenin dhe ka fituar zemrat e shqiptarëve, se një kuadër i ri dhe me sensin prej politikani, mund të bëhet kryetar i Komunës së Kllokotit.
Arbër Emini ka marrë përkrahje edhe nga Vitia, Gjilani, Kosova dhe shumë njerëz me ndikim, e kanë uruar që të jetë fitues i kësaj gare historike për Kllokotin.
Sami Bajraliu qytetar dhe aktivist nga Gjilani e ka përkrahur Arbër Eminin, duke kërkuar nga shqiptarët e Kllokotit unitet dhe solidarizim me kandidatin shqiptar.
“Komuna e Kllokotit prej themelimit është udhëhequr nga struktura të kontrolluara nga kriminelët e veriut, të lidhur me kryekriminelin Milan Radojçiç, njeriun që qëndron pas vrasjes së oficerit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sot, të njëjtët njerëz po tentojnë përsëri ta mbajnë nën kontroll këtë komunë!
Prandaj, më 12 tetor 2025, është koha që shqiptarët e Kllokotit të jenë të bashkuar si kurrë më parë.
Të votojmë Arbër Eminin, kandidatin e vetëm shqiptar për kryetar komune, simbol i qëndresës, dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë.
Le ta kthejmë Kllokotin në duart e qytetarëve të ndershëm!



