Uji Dea

Theret nxënësi në shkollë, gjendja e tij në rrezik

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti” nw Gjilan ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy nxënësve ku për pasojë njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda nga goditja me thikw dhe është dërguar në QKUK ku gjendja e tij është e rëndë tha për rajonipress Ismet Hashani.

Zëdhënësi i policisë Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se si pasojë e përleshjes me thikë plagë të rënda ka pësuar një nxënës i shkollës së mesme ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Hashani tha se nxënësi i plagosur fillimisht është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, pastaj është dërguar në QKUK dhe gjendja e tij është mjafte rëndë.

Hashani tha se i dyshuari është arrestuar nga policia derisa motivet janë të ulëta./rajonipress/