Eko Higjiena

Themelohet Shoqata për Integrim dhe Kulturë në Wil

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të dielën është votuar edhe kryesia e Shoqatës për Integrim dhe Kulturë, në përbërje të së cilës janë shqiptarë dhe zviceranë.

Pas shumë takimesh dhe debatesh, më në fund është themeluar Shoqata për Integrim dhe Kulturë në qytetin Will të Kantonit St.Gallen.

Shoqata është themeluar me iniciativën e një grupi politikanësh të rinj, të cilët kanë aderuar në parti të ndryshme zvicerane.

Në Wil jetojnë një numër shumë i madh i të huajve, por edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve.

Kjo shoqatë do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të këtij qyteti. Në zyrat e kësaj shoqate do të sigurohen informacione dhe do të ofrohet ndihmë për zgjidhjen e problemeve të të huajve në Wil.

Të dielën në prani të mysafirëve të shumtë është votuar edhe kryesia e shoqatës, të cilën e përbëjnë shqiptarë dhe zviceranë.

RCCOLA

Anëtarët e kryesisë janë:

Arber Bullakaj
Valton Jakupi
Robin Bannwart
Licienne Suter
Zirafete Osmani
Ermira Lutfija

Shoqata ka për qëllim edhe integrimin e të huajve në shoqërinë zvicerane.

Kryesia e zgjedhur ka bërë thirrje që t’i bashkangjiten edhe të tjerët Shoqatës për Integrim dhe Kulturë në qytetin Wil.

„Duhet të integrohemi dhe të jemi aktivë këtu në Zvicër në të gjitha fushat, pasi jetojmë këtu dhe duhet të japim edhe ne kontributin tonë. Edhe pse jemi të huaj në këtë vend, Zvicra mund të ketë dobi të madhe prej nesh“, kështu u shprehen anëtarët e kryesisë të kësaj shoqate.(albinfo.ch)