Themelohet “Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”
Në Koblenz të Gjermanisë Kuvendi i parë themelues zgjodhi kryesinë e“Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”, të cilën e përbëjnë anëtarë nga disa vende të botës.
Kuvendi i parë themelues zgjodhi kryesinë në përbërje nga antarë. Kryetar u zgjodh poeti Hasan Qyqalla, sekretar Franë Tanushi, dhe akëtar Mentor Thaqi.
Me organizimin e Këshillit Nismëtar të Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën mbarëshqiptare, në Koblenz të Gjermanisë, është mbajtur Kuvendi Themelues i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën.
Kuvendi është mbajtur në nderim dhe përkujtim të përvjetorëve :
100 – vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 135 – vjetorit të Lidhjes së Prizrenit,105 – vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip dhe, 5 – vjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në fjalën e përshëndetëse Hasan Qyqalla , kryetar i LSHAKSHGJ, theksoi:
Kam nderin të hap punimet e Kuvendit Themelues të shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar, në këtë vit epokal të këtij fillimshekulli të dytë nga Shpallja e Pavarësisë të Shtetit Shqiptarë, 135 – vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 105 – vjetorit të Alfabetit si dhe 5 – vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shtetit të dytë shqipatrë, Kosovës, mirë se keni ardhë…!
Filozofi i njohur Çarls Kolton, shkruan: “Ka tre mënyra për të përballuar sfidat e jetës, dhe atë: me indiferencë, me filozofi dhe me art”! Andaj edhe ne, u mblodhëm rreth bërthamës së artit, që është forma më e përsosur e reflektimit të identitetit të kulturës tonë kombëtare drejtë intensifikimit në mjediset ku jetojmë e veprojmë këtu në botën perëndimore.
Nëse arti korrespondon me vjetërsinë e vet qenies njerëzore, dhe se lulëzimi i artit në letërsinë shqipe është padyshim prodhim i periudhës së rilindësve, kujtoj se edhe sot është bërë pjesë e oksigjenit të mërgatës sonë shqiptare në botën mbarë. Në këtë kontest, jemi edhe ne sot këtu karshi vullneteve të mbështetura në urtinë shpirtërore dhe idenë mendore të një nisme të përbashkët drejtë unifikimit dhe avansimit të fjalës së bukur artistike, të brushës së piktorit, të skalitjes së mishit të bronztë nga skulptori, të lojës mbi dërrasa të aktorit, zërit të këngëtarit, që janë padyshim vlera estetike.
Shpresoj dhe uroj që ky Kuvend të jetë model emblematik i unifikimit tonë kombëtar.
Në Kuvend ku u themelua “Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”, krahas krijuesve nga vende të ndryshme të Evropës, morën pjesë edhe përfaqësues të Republikës së Kosovës, si dhe veprimtarë të spikatur. Në mesin e tyre ishin edhe Ibrahim Makolli , ministër i diasporës, Adem Demaqi, shkrimtar e veprimtar, Flora Brovina kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, përfaqësues diplomatikë të Kosovës, etj.
Kuvendi i parë themelues zgjodhi kryesinë e“Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”, të cilën e përbëjnë antarë nga disa vende të botës . Kryetar u zgjodh poeti Hasan Qyqalla, sekretar Fran Tanushi, dhe arkëtar Mentor Thaqi.
Nënkryetarët: Suedi- Hysen Ibrahimi, Francë- Musa Jupolli, Greqi- Arqile Gjata, Austri- Anton Marku, Belgjikë- (shtetet e Beneluksit) Valdete Berisha, Zvicër- Besnik Camaj, Norvegji -Imri Trena, SHBA -Rita Salihu. Zëdhënësit: Imri Trena –Media, Sevëme Fetiqi- Presse, Besnik Camaj- Punë teknike kompjuter./Halil Rrustemaj/albinfo/


