FIDANISHTJA

Themelimi i ushtrisë, brenda këtij viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derisa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg, thotë se për formimin e Ushtrisë së Kosovës duhet të vendosin vetë kosovarët, bërja e vendit me ushtri po shihet ende si mundësi e largët. Stolenberg ka theksuar se NATO-ja nuk ka kompetencë për themelimin e ushtrisë kosovare, sepse kjo iu takon autoriteteve në Prishtinë.

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) ndërkaq besojnë se viti 2017 do të jetë viti i formimit të Ushtrisë së Kosovës.
“Ne besojmë dhe shpresojmë që përfundimisht viti 2017 do të jetë viti kur Kosova do të bëhet me forca të armatosura, duke e realizuar kështu një dëshirë të kamotshme jo vetëm të MFSK-së, pjesëtarëve të FSK-së, por edhe të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Remzie Zeqiraj, oficere për marrëdhënie me publikun në MFSK.

FIDANISHTJA

Sipas saj, MFSK-ja dhe FSK-ja janë të gatshme për të marrë mision dhe detyra të reja.

“Ne kemi kryer punën tonë dhe po vazhdojmë të punojmë më tutje sipas misionit aktual. FSK-ja është aktive në ruajtjen e kapaciteteve ekzistuese dhe e gatshme për marrjen e detyrave të reja që i janë paraparë misionit të FAK-ut”, ka përfunduar ajo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.