ARKATANA

Thellohet ngërçi për presidentin, LDK-ja s’pranon kandidat të LVV-së, kurse PDK-ja vendos kushte

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Situata politike në vend mbetet e tensionuar, ndërsa përpjekjet për zgjedhjen e presidentit ende nuk kanë prodhuar marrëveshje mes partive kryesore.

Pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të dy palët janë shprehur me tone të ndryshme.

Kurti është shfaqur optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke deklaruar se “ka vullnet për të shmangur zgjedhjet dhe marrëveshja mund të ndodhë”.

Në anën tjetër, Abdixhiku ka ritheksuar qëndrimin e tij se “një parti s’mund t’i ketë tri pozitat kryesore”, duke lënë të kuptohet se pa marrëveshje vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur kushte për një takim me Kurtin, duke kërkuar formalizim të ftesës dhe seriozitet institucional.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, Kurti ka kritikuar qasjen e PDK-së, duke vlerësuar se mungesa e emrave konkretë e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për presidentin. Ai ka theksuar se pa propozime konkrete, procesi mbetet i bllokuar.

Kritika ka pasur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kreu i saj, Ramush Haradinaj ka akuzuar Kurtin për mungesë prioriteti në këtë proces, duke deklaruar se “nuk e ka pasur prioritet zgjedhjen e presidentit, prandaj po përfundojmë në zgjedhje”.

Kosova ndodhet përballë një afati të kufizuar për zgjedhjen e presidentit dhe, në mungesë të një marrëveshjeje politike, rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.