ARKATANA

Thellohet bashkëpunimi mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Gjykatës Rrethit Gjyqësor të Lezhës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shqipëri – Lezhë – Një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Gjykata Themelore e Gjilanit, po qëndron për një vizitë dy ditore në Shqipëri. Delegacioni është pritur nga Kryetarja e Gjykatës Rrethit Gjyqësor të Lezhës, Ornela Naqellari, e cila fillimisht ka njoftuar mysafirët për strukturën e gjykatës dhe kushtet në të cilat punohet. Kryetarja vlerësojë lartë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet dy gjykatave.

Ndërkohë Kryesuesi i KGJK-së, Idrizi fillimisht ka falënderuar kryetaren Naqellari për mikpritjen, ndërkohë ka ofruar edhe ndihmën për sistemin e gjykatave të Shqipërisë.

Me këtë rast, ai ka prezantuar Programin e Sistemit të Menaxhimit të Lëndëve SMIL, i cili sistem ka filluar që një kohë në gjykatat e vendit dhe është një nga sistemet më të avancuara.

Gjithashtu ka njoftuar për reformat në legjislacionin e vendit që janë duke u bërë, si dhe projektin e financuar nga Bashkimi Evorpian, për shlyerjen nga evidenca penale.

Fundamenti

Ndërsa, Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka thënë se bashkëpunimi mes dy gjykatave ka filluar që një kohë të gjatë, duke premtuar që ky bashkëpunim vetëm do të rritet edhe më shumë.

Ndryshe në muajin maj të këtij viti Gjykata Themelore e Gjilanit dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Lezhës, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit.

Pjesë e delegacionit kanë qenë edhe anëtarja e KGJK-së, Manushe Karaqi, Zëvëndëskryetari i Gjykatës, Aziz Shaqiri, Shefi i Departamentit të Krimeve të Rënda, Agim Ademi, Shefi i Departamentit për të Mitur, Sahit Boroci, Shefja e Divizionit Civil, Mevlide Shabani dhe një pjesë e stafit administrativ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.