UBT

Thellë në krizë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kompanitë ndërtimore gjenden në krizë të thellë financiare. Ato kanë nisur të konkurrojnë nëpër tenderë qeveritarë me çmime përgjysmë më të lira se dy vjet më parë, vetëm për të qarkulluar pak të hyra dhe për të marrë kredi nëpër banka.

Kjo situatë konsiderohet se është shkaktuar nga ndërtimi i autostradës “Ibrahim Rugova”, për të cilin projekt harxhohet çdo vit 50-përqindëshi i buxhetit për investime kapitale.

Nëse një kompani ndërtimore ka konkurruar para dy vitesh me një çmim prej një mijë eurosh për një metër katror të asfaltit, sivjet konkurron me çmim përgjysmë më të lirë.

Kjo oferta vjen në kohën kur çmimet e asfaltit, i metaleve dhe karburanteve janë shtrenjtuar shumë apo dyfishuar.

Kjo situatë i ka habitur ekonomistët.

ARKATANA

Ata i rendisin një sërë faktorësh që kanë ndikuar në këtë krizë të bizneseve të ndërtimit, por si shkaktar kryesor konsiderojnë ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Për këtë projekt harxhohet 50-përqindëshi i buxhetit të ndarë për investime kapitale, që do të thotë se nga këto mjete privohen biznesmenët lokalë.

Kriza në biznesin e ndërtimit konfirmohet nga vetë ndërtimtarët.

Ata thonë se kriza i ka degdisur keq dhe që të gjitha janë në gjendje që edhe të mos fitojnë, vetëm të qarkullojnë pak para në kompani.

Qëllimi i ndërtimtarëve për të marrë edhe kontrata që s’fitojnë me to, është që të komunikojnë apo t’i bindin bankat që t’u lëshojnë ndonjë kredi.(Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.