Uji Dea

Theksohet nevoja për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet deputetëve, pushtetit lokal, komunitetit të bizneseve, shoqërisë civile dhe qytetarëve për zhvillimin e rajonit të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në organizim të Institutit për Demokratizim, Avokim dhe Transparencë u mbajt tryeza me temën: “Bashkëpunimi ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pushtetit lokal dhe qytetarëve për zhvillimin e Rajonit të Gjilanit”. Qëllimi i tryezës ishte të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pushtetit lokal, komunitetit të biznesit dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit, me qëllim të identifikimit të mënyrave konkrete për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe pjesëmarrjen qytetare në funksion të zhvillimit më të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm të komunës së Gjilanit ka njoftuar Salih Rexhepi udhëheqës i Institutit për Demokratizim, Avokim dhe Transparencë (IDAT).

Në tryezë morën pjesë, kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, i cili paraqiti të dhënat e investimeve kapitale gjatë mandatit të tij, rreth 130 milion euro, deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuna e Gjilanit, Arjeta Rexhepi dhe Liza Gashi, të cilat diskutuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të deputetëve me bizneset dhe qytetarët e Gjilanit për t’i adresuar kërkesat dhe propozimet e tyre, drejtorët e drejtorive komunale, Enver Shabani, Shpend Nuhiu dhe Kushtrim Ibrahimi diskutuan për punën e fushave që i mbulojnë, Prorektori i UKZ, prof. Dr. Naim Mustafa diskutoi mbi rëndësinë e përgatitjes së kuadrove për kërkesat e tregut dhe zhvillimit ekonomik, Mujedin Qeqiri nga Agjencia për aftësimin profesional, Fadil Osmani nga Drejtoria për zhvillim ekonomik, përfaqësues të bizneseve lokale, Mejdi Zymberi, Aziz Sabedini dhe Gani Kastrati. nga shoqëria civile dhe qytetarët diskutuan Enver Gjymshiti, Nexhat Xhelili, etj. për sfidat dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Në fund të kësaj tryeze u nxorën këto rekomandime:
· Krijimin e një Platforme të përhershme të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pushtetit lokal, komunitetit të bizneseve, shoqërisë civile dhe qytetarëve;
· Zhvillimin e një agjende të përbashkët rajonale që i adreson sfidat dhe perspektivën e zhvillimit në infrastrukturë rrugore dhe infrastrukturë biznesore, si themelimin e një Parku të Biznesit ose të Zonës së Lirë Ekonomike në rajonin e Gjilanit;
· Rishikimin e korrikulave shkollore parauniversitare për përfshirjen e mësimit nga fusha e teknologjisë dixhitale;
· Përfshirjes aktive të qytetarëve në konsultime publike për projekte zhvillimore, si dhe për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie;
· Koordinimin më të mirë ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve për sigurimin e fondeve qeveritare dhe të donatorëve të huaj për projekte zhvillimore të rajonit, si dhe perspektivën e vazhdimit të rrjetit të hekurudhës në drejtim të Anamoravës, që lidhet me korridorin 10 të hekurudhave thuhet në komunikatën për media të dërguar nga Sali Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.