UBT

“Thejm’ura”

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Baki Rexhepi – Situata e rëndë e sigurisë, militarizimi i vazhdueshëm, gjendja ekonomike, ajo politike dhe shumë faktorë tjerë të shprehura si mure për rininë shqiptare të Luginës së Preshevës, po ndikojnë që ky vend në vazhdimësi të zbrazet.

Ky konstatim i përfolur disa herë, është real dhe si i tillë ka gjet vend në paraqitjet e kujt do që e përfaqëson sa do pak këtë krahinë shqiptare.

Mungesa e perspektivës për të rinjtë sidomos po ndikon që rinia, sikur gjithnjë deri më tani, fatkeqësisht, të kërkojë një jetë ndryshe. Rrugët qojnë në drejtime të ndryshme, rinia kalon e krijon ura, por largësia nga Lugina dhe dëshira për tu kthyer këtu, mbeten mure të pakalueshme.

Më brengosës është fakti se për vite të tëra këtij fenomeni, nuk i kundërvihet askush! Mbase kjo dukuri në vazhdimësi përsëritet dhe mbase kjo është mbjell në ndërdijen e njerëzve të këtushëm se po i zuri nata duhet të mendojnë që mos ti qel dita këtu dhe kjo përsëritje tmerruese po përshkuan tek mendjet e gjithsecilit, mendimin e ikjes nga këtu.
Dhe pa vetëdije kjo përsëritet e përsëritet, zë vend në çdo takim, në çdo mbledhi madje në çdo institucion, por assesi askush ta ndaloj, askush të marrë iniciativë që të paktën të ndryshoj retorikën e kësaj shprehje…

Ata që morën besimin qytetarë se do të mbrojnë interesat e shqiptarëve të këtushëm, si pasoj e qëndrimit të gjatë në kolltukët komunal, disi janë mësuar që përballë gjendjeve të rënda nuk duhet të flasin, por të “jenë të matur” duke heshtur, përderisa vendi zbrazet e zbrazet.

Uji Dea

Këta të “besimit qytetarë”, të lënë përshtypjen se nuk janë pjesë e realitetit dhe bëjnë jetë filmash, duke mos e përkul kurrizin e tyre të dhjamosur në nivelin e atyre që i votuan. Atyre që ndoshta nuk menduan shumë dhe hë për hë në pak minutat sa qëndruan para kutive votuese ndërruan mendje vendosën t`ua japin besimin për katër vjetët e ardhme mu këtyre. Këtyre që më pas nuk krahasohen me të tjerët dhe vazhdojnë të shohin ëndrra hollivudiane duke mos pa që dita ditës edhe ata që i besuan po ikin.

Kjo mbase detyron vetë rinin që të veproj dhe të mos ndalet në kërkim të një zgjidhje për ata që mbeten këtu, për ata që nuk kanë vend tjetër dhe që këtë vend e shohin siç e shohin veten e tyre, prind e tyre dhe tokën e tyre.

Përpjekjet e shumta që të bëjnë një jetë të mirë edhe këtu, kanë shtyrë që aktiviteti për thyerjen e mureve të mos ndalet dhe të vazhdoj gjithnjë, me qëllim të krijimit të kthesës pozitive.

Prandaj kjo iniciativë e nisur nga rinia, duhet përkrahet dhe duhet të vetëdijesoj ata të “besimit qytetarë” që kapërcimi i situatave të rënda dhe menaxhimi i tyre në këto situata është më se i nevojshëm dhe nuk duhet heshtur në mënyrë që si të “matur” të dukën më të mençur, por për një gjë të tillë duhet flakur interesat personale dhe grupore.
Është koha të “Thejm`ura”, është koha për Rilindje, është koha të kuptojmë se çdo njëri nga ne është i rëndësishëm, çdo njëri nga ne është vet sovrani dhe si të tillë t`i thejm muret, të ndërtojmë urat dhe hapërojmë përpara.

(Autori është kryeredaktor i së përjavshmes “Nacionali” në Luginën e Preshevës – e vetmja gazetë e shkruar në gjuhën shqipe)