United Hospital

The Telegraph: Januzaj mund të refuzoj “Brazili 2014” për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përveç shqiptarëve e belgëve, edhe anglezët po i kushtojnë vëmendje të madhe Adnan Januzajt, i cili ende nuk ka vendosur se për cilën përfaqësueses do të luaj, Shqipërinë apo Belgjikën.

Por, sipas të përditshmes britanike The Telegraph, Adnan Januzaj mund të refuzojë shansin për të luajtur me Belgjikë verën e ardhshme në Kampionatin botëror ‘Brazili 2014’, vetëm për t’i mbetur besnik Shqipërisë.

Pavarësisht përpjekjeve nga Federata e Futbollit e Belgjikës për të bindur Januzajn, ky i fundit deri tani ka refuzuar të pranoj ftesën e belgeve, vetëm për të pasur më shume kohë për të vendosur për të ardhmes së tij, raporton e përditshmja britanike.

Uji Dea

“Përfaqësuesit Januzaj e kanë bërë të qartë që 18-vjeçari nuk është i gatshëm që të angazhohet për një ekip ndërkombëtar, por kjo kuptohet se miqtë dhe familja e tij janë duke i bërë thirrje atij për të zgjedhur Shqipërinë”, shkruan The Telegraf.

Januzaj, i cili bëri debutimin e tij në Premierligë me Manchester United kundër Crystal Palace të shtunën e kaluar, ka mundësi të luaj për disa përfaqësuese.

Sipas The Telegraph, përveç Belgjikës dhe Shqipërisë, Jaunuzaj mund të luaj edhe për Kosovë, Serbinë dhe Turqinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.