The Guardian shkruan për A League dhe Besart Berishën

Gazeta më e madhe britanike, The Guardian, ka bërë një shkrim rreth A League të Australisë, dhe për protagonistë ka dy sulmues që paraqitën në këtë ligë, Besart Berishën dhe Bruno Fornaroli.
Ky shkrim ka të bëjë se si këta dy sulmues, kanë rritur nivelin e kësaj lige, dhe se si po këta dy sulmues, mund të sjellin titullin e kampionit të skuadra e tyre.
Ajo që është evidentuar në A League viteve të fundit, është se në nëntë nga dhjetë vitet e fundit, titulli kampion i ka takuar skuadrës që ka pasur si golashënues të parë apo të dytë në ligë një sulmues.
E këtë vit, Bruno Fornaroli i Melbourne City më 12 gola, kryeson listën e golashënuesve, i ndjekur nga Besart Berisha i Melbourne Victory, më 10 gola.
Në shkrimin e The Guardian, Berisha cilësohet si një makinë golashënuese, që ka fituar tre tituj të A League me dy skuadra të ndryshme, të cilat i ka udhëhequr drejt këtij suksesi, dhe një gjë të tillë, mund ta bëjë edhe këtë edicion.Indeksonline/