Thahen drunjtë zbukurues, askush nuk merr përgjegjësi
Gjilan – Tek shtatorja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës të gjithë drunjtë e mbjellur jo më larg se tre muaj janë tharë. Kështu bëhen punët e hajrit dhe kështu pastaj lavdërohen se po punojmë për interesa të qytetarëve u shpreh i revoltuar Ramadani një pensionist.
Nuk janë bërë as tre muaj dhe pemët që po i shihni në foto janë tharë. Ky projekt i realizuar hiq më pak se tre muaj po del se është bërë shkel e shko ose jo i menduar mirë.
Ramadani një pensionit i rregullt që frekuenton hapësirat gjelbëruese tha se vërtet ky është një skandal që duhet të sanksionohet. “Jam befasuar kur i kam parë pemët e thara. Mund t`i ketë fajet kompania që e ka përfunduar projektin, por mund t`i ketë fajet edhe drejtoria e shërbimeve publike, që nuk është kujdesur për këtë hapësirë” tha Ramadani.
Ky pensionit edhe ironizon me Lutën.”Luta shpesh po thotë po i kryejmë punët e hajrit e ky rast valla është bash për turp. E prishën dhe e shkatërruan qëllimisht parkun, pastaj tek rruga “Fadil Jakupi”, ka qenë një pjesë e zbukuruar me drunj dekorativë, edhe atje kanë filluar të shkatërrohen sepse nuk i mirëmban askush”./rajonipress/


