Thaçi: Zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2018, e ato lokale në vitin 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se ato do të mbahen në vitin 2018.Sipas tij, ashtu edhe siç parashihet, zgjedhjet lokale do të mbahen në 2017, ndërsa ato nacionale në 2018.
“Atëherë qytetarët do t’i shpërblejnë ata që kanë punuar dhe do t’i ndëshkojnë ata që e kanë dëmtuar vendin”, ka thënë Thaçi.
Ai gjithashtu, në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës ka thënë se protestat e dhunshme të opozitës po i rrezikojnë të gjitha të arriturat e Kosovës që janë bërë deri më tani.
Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa i ka ftuar që protestat e nesërme të jenë paqësore.
“Kosova ka përjetuar mjaft dhunë dhe nuk është mirë që përmes dhunës të synohet pushteti”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa. /Telegrafi/