GRANDEMALL

Thaçi vozitej me X5-shin e Cakiqit, ortakut të vëllait në biznes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Para tri vitesh, në parkingun e restaurantit “Balkanika” në Shkup kishte ndaluar një xhip i tipit BMW X5. Me të kishte arritur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“TV A1” nga Maqedonia kishte raportuar në shkurt të vitit 2009 se kreu i ekzekutivit në Kosovë kishte qëndruar në këtë restaurant dhe video-raporti ishte bërë shpejt i famshëm në internet. Thaçi atëherë i kishte thënë televizionit maqedonas se ishte në qëndrim privat dhe në të njëjtën kohë zëdhënësi i atëhershëm i Qeverisë, Memli Krasniqi, kishte thënë se kreu i ekzekutivit atë pasdite e kishte pasur të lirë.

Thaçi nuk e ka sqaruar ndonjëherë më tej këtë vizitë publikisht. Por, vetura me të cilën Thaçi kishte shkuar në Maqedoni nuk ishte as pronë shtetërore e as e tij.
X5-shi i përkiste një afaristi nga Drenasi, i cili është fuqizuar gjatë periudhës së Thaçit në Qeveri.

Milaim Cakiqi ka konfirmuar se vetura, në atë kohë, ishte e tij, por nuk ka dashur të tregojë se pse ia kishte dhënë në shfrytëzim Kryeministrit Thaçi.
Kjo gjetje e re, megjithatë, demonstron edhe më tej lidhjet e ngushta personale dhe të biznesit mes biznesmenit të suksesshëm Milaim Cakiqi dhe familjes Thaçi – vetë Kryeministrit Hashim Thaçi edhe të vëllait të tij Blerimit, shkruan gazeta JNK.

FITORJA

Cakiqi po ndërton një kompleks të madh apartamentesh në ortakëri me vëllain e Kryeministrit, në Prishtinë, dhe ka aplikuar të marrë leje për të ndërtuar shtëpi në fqinjësi të shefit të ekzekutivit, në lagjen Prishtina e Re – Perëndimi.

Cakiqi dhe anëtarët e tij të familjes Faziu e Viktori janë pronarë të kompanive të mëdha në Kosovë dhe gjithashtu janë përfshirë në një privatizim kontrovers, për të cilin auditorët besojnë se ishte i korruptuar, edhe pse ata nuk e kishin drejtuar gishtin kah Cakiqi.

Gjithashtu ai figuron si përfaqësues i një kompanie turke që punon si nënkontraktor për Bechtel-Enkan në autostradën 1 miliardëshe “Rruga e Kombit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.