Thaçi viziton Gruan Demokratike në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Lumnije Thaçi, presidente e fondacionit “Fëmijët e Kosovës” e shoqëruar nga drejtoresha e këtij fondacioni dhe dy deputete (Ganimete Musliu dhe Salihe Mustafa), vizituan Gruan Demokratike dega në Gjilan.

Ato u pritën nga Zonja Shukrije Rapuca, kryetare e GD-së, anëtaret e kryesisë dhe aktiviste të tjera të Partisë.

Hidromorava

Shukrije Rapuca e njoftoi zonjën Thaçi për aktivitetin e Gruas Demokratike, dega, në Gjilan, pozitën e gruas në parti, Kuvend Komunal dhe institucione të tjera komunale.

U bisedua gjithashtu për nevojën e organizimit dhe konsolidimit të më tejmë të GD-së, jo vetëm në nivel të degës por edhe në nivel qendror. Për ndryshe roli i GD-së, si strukturë e partisë, u vlerësua lartë. /rajonipress/