UBT

Thaçi : Vetëm PDK mund të lëvizë Kosovën përpara

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – PDK dhe shteti i Kosovës do të jenë gardian i të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen ata duke respektuar vullnetin e tyre për të jetuar e punuar të lirë. Nuk kemi bërë mrekullira, por kemi bërë punë më të mirë si parti dhe institucione sepse të arriturat tona janë të pakrahasueshme me të tjerët ka thënë Hashim Thaçi të shtunën në Gjilan .

Kreu i PDK-së Hashim Thaçi duke folur para 181 delegateve të Kuvendit të IV zgjedhor të degës së PDK-së në Gjilan ka folur për shumë zhvillime e procese që e kanë karakterizuar 13 vjeteshin fundit e ku një pjesë e madhe e progresit dhe suksesit sipas Thaçit lidhet dhe i dedikohet PDK-së.

Thaçi i shoqëruar edhe nga Hajredin Kuqi e Basri Musmurati tha se vetëm PDK-ja mund ta lëvizë Kosovën përpara dhe ta zhvillojë atë ekonomikisht e politikisht.”Nuk kemi bërë mrekullira , por e kemi bërë punën më të mirë të mundshme edhe si PDK edhe si institucione shtetërore. Të arriturat tona janë ta pakrahasueshme me punën e partive tjera”.

Thaçi duke folur për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë Lindore tha se ai , PDK-ja dhe shteti i Kosovës do të jenë gardian të të drejtave të tyre. “Ne do ta respektojmë vullnetin e tyre dhe të arriturat e tyre për jetë e punë, kudo që ndodhen ata”.

Thaçi pastaj ka folur edhe për 13 vitet e sfidave dhe punës përkushtuese që ka bërë qytetari i Kosovës dhe shteti i saj duke i bërë bashkë të gjitha gjeneratat.”Bashkimi i gjeneratave na bënë më të fortë dhe më të bashkuar, andaj të punojmë për Kosovën e re dhe evropiane” shtoj Thaçi.

“Jam i sigurt se për Kosovën do të ketë të ardhme më të mirë e kjo lidhet me vizionin e PDK-së dhe qëllimin e saj për ta ndërtuar dhe avancuar jetën e qytetarëve të Kosovës.I kemi kaluar 13 vite në shtetëndërtim dhe integrim të Kosovës e që ky sukses lidhet edhe me kontributin udhëheqës të PDK-së. PDK është partia e parë e krijuar pas luftës në liri dhe për këto tetë vite po e udhëheqim Qeverinë dhe jemi treguar partia më e suksesshme” shtoj Thaçi.

UBT

Një pjesë të diskutimit të tij Thaçi e ka orientuar edhe në ngritjen e pagave dhe mirëqenien e të gjitha grupimeve shoqërore. Sipas tij tashmë premtimet e tija janë realizuar në ngritjen e pagave për mësuesit, mjekët, zjarrfikësit, veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, pensionet, të burgosurit politikë etj.

Thaçi tha se është angazhuar që punëtori kosovarë të jetoj me dinjitet dhe me një pagë normale sipas standardeve evropiane. “Ju sigurojë se niveli i pagave të punëtorit kosovarë do të jetë me nivelin e pagave të shteteve të BE-së” tha Thaçi.

Thaçi tha se në këtë kohë kur është angazhuar që të ketë ngritje të pagave në të gjitha nivelet nga partitë opozitare ka pasur kundërshtime. “Por ata u gabuan sepse me FMN kemi raporte të shkëlqyeshme dhe tani po e përmbyllim edhe autostradën”.

Në fund Thaçi ka siguruar delegatët e Kuvendit se PDK-ja do t`i fitojë edhe shumë palë zgjedhje .”Ne nuk jemi lodhur duke qeverisur përkundrazi po marrim energji të reja. Ka pasur një vëmendje të shtuar ditëve të fundit për procesin zgjedhor në PDK dhe kjo na bënë krenar dhe të lumtur” tha ai.

Në fund Thaçi ka thënë se viti akademik do të jetë vit për Gjilanin sepse nga 1 tetori 2013 do të nisë së funksionuari Universiteti Publik i Gjilanit ./rajonipress/