ARKATANA

Thaçi: Ushtria e Kosovës do të jetë multietnike, me standarde të NATO-s

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i kënaqur me deklaratën e NATO-s, të lëshuar pas samitit të Aleancës të mbajtur në Varshavë, këtë muaj.

Thaçi e mirëpret vlerësimin që NATO i bën angazhimit të shtetit të Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon, e sidomos zotimin e Aleancës se do të vazhdojë të përkrahë zhvillimin e infrastrukturës së sigurisë në Kosovë.

Sipas Presidentit Thaçi, ky vlerësim është mirënjohje, por edhe motiv për përkushtim më të madh për themelimin sa më të shpejtë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Forcat e Armatosura të Kosovës priten të themelohen pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, votim ky që kërkon shumicën e dyfishtë të deputetëve, pra edhe dy të tretat e votave të deputetëve të komuniteteve jo-shumicë.

Deklarata e plotë e Presidentit Thaçi e postuar në facebook:

Eco Higjiena

Deklarata e Samitit të NATO-s në Varshavë është e mirëseardhur për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor, pasi rithekson se rajoni mbetet me rëndësi strategjike për Aleancën dhe se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Na vjen mirë që NATO mirëpret aspiratën e Kosovës që të ofrojë siguri për të gjithë banorët e saj dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit. Por, veçanërisht na gëzon fakti që Aleanca do të vazhdojë të përkrahë zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe deri në ministerialin në dhjetor do t’i japë përgjigje edhe kërkesës sonë shtetërore për marrëdhënie më të avancuara me NATO-n.

Vlerësimi që na bëhet nga NATO është mirënjohje për neve dhe na bën të përkushtohemi edhe më shumë për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës, të trajnuara dhe të përgatitura sipas kritereve të NATO-s.

Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë multietnike, me përfaqësim të duhur etnik e gjinor, në shërbim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe rajonit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.