FITORJA

Thaçi u frikësohet zgjedhjeve në PDK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lënë pas dore procesin e zgjedhjeve të brendshme, fillimi i të cilit ishte paralajmëruar rreth dy muaj më parë, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Drejtues të kësaj partie

Për zgjedhjet e brendshme, të cilat fillojnë nga nëndega dhe “kurorëzohen” me kuvendin zgjedhor, anëtarësia e partisë më të madhe në vend nuk janë duke gjetur “kohë të lirë”.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Shemsi Veseli, i ka thënë “Zërit” se qëllimi është që zgjedhjet të mbahen brenda vitit, prandaj, sipas tij, PDK-ja nuk është duke u ngutur që ta përfundojë këtë proces.

“Gjithsesi që zgjedhjet në Partinë Demokratike do të kryhen brenda këtij viti. Çështja e kohës është relative, për arsye se jemi të preokupuar dhe të angazhuar rreth shumë aktiviteteve tjera”, thotë ai, duke shtuar se dhjetori i këtij viti do ta gjejë PDK-në me organe të reja.

ARKATANA

Sipas tij, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës së shpejti do të mblidhet dhe do të vendosë përfundimisht për datën se kur duhet të fillojë procesi i zgjedhjeve në nëndegë, në degë dhe në kryesinë qendrore.

Ndërsa zëdhënësi i kësaj partie, Blerand Stavileci, thotë se Këshilli Drejtues ka vendosur që kryesia e partisë të mblidhet nga fundi i muajit maj, prandaj, sipas tij, PDK nuk është vonë me këtë proces.

Nga ana tjetër, burime të “Zërit”, brenda PDK-së thonë se në partinë e kryeministrit Thaçi nuk ka vullnet për proces të mirëfilltë zgjedhor, prandaj ky proces nuk po nis edhe dy muaj pas paralajmërimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.