RCCOLA

Thaçi u falë borxhet e rrymës familjeve me asistencë sociale

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që kategorive sociale t’u falet borxhi që kanë ndaj kësaj korporate deri më 1 shkurt 2013.

Kryeministri i Kosovës, Thaçi i bëri thirrje KEK-ut që në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të hartoj listën e familjeve që qenë në asistencë sociale deri më 1 shkurt 2013 duke përfshirë edhe shumën e borxhit që kanë ato familje.

Mobi Casa

“Propozimi i KEK-ut është në linjë me politikat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur kategoritë sociale dhe për të ofruar një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim dëshiroj të theksoj që përmes vendimit të Bordit të KEK-ut për faljen e borxhit të kategorive sociale në mënyrë të drejtpërdrejt do tu falet borxhi rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës apo rreth 50 mijë familje”, sqaroi Thaçi./zeri/