RCCOLA

Thaçi: T’i lëmë inatet, të bashkohemi si në Rambuje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA, thotë se në bisedimet me Serbinë është mirë të përfshihen të gjitha forcat politike në Kosovë, ashtu sikur ishin zhvilluar bisedimet në Rambuje.

“Në bisedimet që u zhvilluan në Rambuje dhe në Vjenë të gjitha forcat politike në Kosovë u bashkuan për të mirën e Kosovës. Unë atë kohë kam qenë në rolin e krye-opozitarit duke lënë mënjanë politikat ditore, smirat, xhelozitë dhe intrigat politike. Duke vënë përpara vetëm interesin e qytetarë të Kosovës, unitetin dhe me të vërtet kemi pas sukses të plotë. Deri sa erdhëm edhe tek dita më fatlume e kombit tonë – 17 shkurti 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia,”, ka theksuar kryeministri kosovar.

Sipas tij, prej bisedimeve dhe komunikimit Kosova vetëm sa mund të avancoj çështjet e saj – ashtu si ka ndodhur edhe më parë por edhe tani në integrimin e saj euro-atlantik.

“Çdo konformitet, qoftë edhe “spontanë”, është i dëmshëm në këtë kohë për vetë të ardhmen e Kosovës. Mbasi fqinjësia e mirë është kusht i rëndësishëm për këtë perspektivë që kemi jo vetëm ne si Kosovë por edhe si Ballkan dhe si rajon e më gjerë”, shprehet Thaçi në intervistën e realizuar me korrespondentin agjencisë së lajmeve INA, në Nju Jork.

Uji Dea

Thaçi ka potencuar se, “Qeveria e Kosovës do të zhvilloi dialog të brendshëm me 30 mijë serbët në veri për integrimin e tyre brenda Kosovës, ligjeve dhe rendit të Kosovës, dhe kërkon të largohen të gjithë pjesëtarët e MUP të Serbisë, nga ajo pjesë e territorit të Kosovës”.

“Mbase dihet botërisht se këto struktura paralele jo legjitime veprojnë brenda territorit të një shteti të pavarur dhe sovran dhe udhëhiqen dhe kontrollohen drejtpërsëdrejti nga Beogradi, dhe konkretisht nga Daçiçi, pra ky Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në këtë intervistë kryeministri kosovar ka folur edhe për tendencat e Serbisë për tu përfshirë në procesin e privatizimit në Kosovë, procesin e njohjes së Kosovës, marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-të, etj. (INA)