FITORJA

Thaçi takon strukturat e PDK-së në Gjilan, merr mbështetje dhe ndanë detyra

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në takimin që u mbajt sot në Gjilan me strukturat e Degës së PDK-së, morën pjesë kryetarët e nëndegëve, kryesia e degës, anëtarë e nëndegëve etj, me ç’rast u shpalosën në përgjithësi angazhimet e të gjitha nëndegëve të cilat janë duke bërë punë të palodhshme dhe duke u angazhuar, shtëpi për shtëpi, për të kërkuar votën e qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Qemajl Mustafa.

Në këtë takim kryetari i degës së PDK-së në Gjilan Izmi Zeka, njëherit Shef i Shtabit Zgjedhor, përgëzoi të gjithë të pranishmit për punën që është bërë deri tani duke i motivuar në këtë pjesë të mbetur që të vazhdojmë edhe më fuqishëm.

Ndërsa kryetari Mustafa ka thënë se bashkë me të gjithë strukturën, me interesimin shumë të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së ne më 3 nëntor do të dalim fitues për të mirën e Gjilanit dhe zhvillimin e Komunës. Mustafa poashtu ka thënë se investimet e bëra janë dëshmia më e madhe poashtu edhe e fitores së madhe të PDK-së. Jemi duke bashkëbiseduar me të gjithë si gjithnjë që të kemi një fitore më të thellë, por jam i bindur se me angazhimin e strukturave tona, me angazhimin e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, ne do të korrim fitore që në raundin e parë.

Mobi Casa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Dega që ka mundësinë, ka kapacitetet dhe mundet të bëjë fitore të mëdha është Dega e PDK-së në Gjilan. Këto pak ditë të mbetura, ju inkurajoj që të dilni dhe të bashkëbisedoni me familjet tuaja, duke u nisur nga fshiu juaj i parë dhe duke komunikuar me të gjithë banorët në lagjen tuaj.

Thaçi ka thënë se interesimi për të votuar për PDK-në është edhe nga anëtarësia e subjekteve tjera politike, ndaj dilni, komunikoni me njerëz sepse fitorja e PDK-së që në raundin e parë është e sigurt nëse angazhoheni të gjithë ju.

Ndërsa në fund të këtij takimi disa nga kryetarët e nëndegëve me radhë shpalosën para kryetarit të PDK-së Thaçi, punën që e kanë bërë deri tani duke dëshmuar se Komuna Gjilanit e përkrah në mënyrë masive PDK-në dhe kandidatin për kryetar Qemajl Mustafën. Disa nga ta kanë thënë se në fshatra të ndryshme kjo fitore do të jetë edhe deri në 70 – 80 %. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.