RCCOLA

Thaçi takon Mustafën e Zekën- zgjerohet lista e delegatëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një takim kokë më kokë që ka pasur Hashim Thaçi për më shumë se dy orë në mes tij dhe Qemajl Mustafës e Izmi Zekës është arritur kompromisi që të shtohen edhe 10 delegatë të Kuvendit. Në këtë listë ndodhen edhe Fadil Osmani, Ali Arifi e Hatixhe Daku.

Në një takim që ka pasur vonë pasdite Hashim Thaçi me Qemajl Mustafën dhe Izmi Zekën është biseduar për rrjedhat e punimeve të Kuvendit të degës së PDK-së në Gjilan që pritet të mbahet nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 10.

Sipas burimeve të rajonipressit nuk ka pasur ndonjë përafrim rreth kandidaturave për kryetar të degës, por ajo që është arritur nga ky takim është kompromisi për të shtuar listën e delegatëve edhe për 10 veta.

Edhe Thaçi , por edhe Mustafa e Zeka janë marrë vesh që Kuvendi të fillojë në orën 10 me procedurë të rregullt e statutare. Merret vesh nga të njëjtat burime se këmbëngulja e Qemajl Mustafës tek Thaçi e ka bërë të vetën që të zgjerohet lista edhe për 10 delegatë dhe të futen njerëzit që kanë dhënë kontribut të pamohueshëm për PDK.

KKGJILAN

Elektorati i PDK-së në veçanti aktivistët dhe simpatizantët e saj janë befasuar kur kanë parë se në listën e delegatëve nuk figuron emri i Fadil Osmanit njeriu më i votuari në PDK dhe njëri nga punëtorët më profesionist në radhët e shërbyesve civil komunal.

Ndryshe Fadil Osmani njihet edhe si përkrahës i Qemajl Mustafës pasiqë disa herë ka deklaruar se Mustafa ka punuar më shumë se të gjitha qeverisjet tjera komunale pas luftës.

Megjithatë janë 181 delegatët ata që pritet të thonë fjalën e tyre të shtunën dhe të shihet se kush do të buzëqesh pas përfundimit të Kuvendit të PDK-së. Sipas disponimit të delegatëve favorit kryesor për të udhëhequr me degën e PDK-së shihet Qemajl Mustafa, pasiqë vetëm në kohën e tij sa ishte kryetar i PDK-së në Gjilan kjo parti ka mundur të vij në pushtet, derisa të gjithë të tjerët i kanë humbur zgjedhjet në Gjilan. /rajonipress/