RCCOLA

Thaçi takon Bidenin: SHBA-të i kemi mbrapa

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden i ka dhënë një mbështetje të fuqishme dialogut Kosovë -Serbi pak ditë para takimit të radhës mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Biden takuar veç e veç të hënën mbrëma kryeministrin Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Kryeministri i Kosovës, në një prononcim pas takimit ka thënë se ka marrë mbështetjen e SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes që do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“SHBA-të e mbështesin këtë proces, presin që të arrihet marrëveshja që do të normalizonte marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura. Që do të nënkuptonte më shumë stabilitet, paqe dhe perspektive të integrimit për të dyja vendet. Biden tha se SHBA-të do të jenë nga afër në këtë proces. Ai rikonfirmoi se ashtu siç kanë qenë më herët me ne, SHBA-të do të jenë me ne edhe këto ditë dhe përgjithmonë”, ka thënë Thaçi.

Shefi i ekzekutivit kosovar, që nga Biden ishte quajtur George Washingtoni i Kosovës, në një takim të mëhershëm ka thënë se ka pasur një takim miqësor me Biden dhe nuk ka dashur t`i komentojë deklaratat e presidenti të Serbisë NNIkoliq, i cili ka deklaruar se nuk pranon presione.

Eco Higjiena

“Takimi ka qenë miqësor. Ne njihemi për një kohë të gjatë. Unë kam besim të plotë tek SHBA-të dhe këtë besim e kanë edhe qytetarët e Kosovës. Ne gjithë përkushtimin tonë do ta kemi në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës, SHBA-të, BE-ja kanë orientimin e njëjtë në këtë proces”, ka thënë shefi i ekzekutivit kosovar në një prononcim për RTK-në.

Thaçi ka përsëritur se marrëveshja për veriun mund të arrihet në takimin e ardhshëm të tij me homologun serb ivica Daçiq nëse Serbia ka hequr dorë nga krijimi i çfarëdo Republike Serbe në Kosovë.

“Në qasjen tonë ne do të përcaktohemi që të respektohet në plotni Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës, standardet evropiane dhe në momentin që Serbia respekton këto përkushtime ne do të ulemi dhe do të finalizojmë projekt marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Qdo qasje tjetër është e papranueshme ëpr popullin e Kosovës, institucionet e Kosovës por edhe për BE-në dhe SHBA-të”, ka thënë shefi i ekzekutivit kosovar. (ORAinfo)