RCCOLA

Thaçi: S’ka afat shtesë për bisedimet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia do të paguajë çmimin e vonimit në proceset veri-atlantike, në rast se nuk e pranon dokumentin përfundimtar të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur para nisjes për në Bruksel, kryeministri Thaçi ka ritheksuar se marrëveshja e pritur do të jetë në harmoni me qëndrimet e BE-së dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka thënë se nuk pritet të ketë ndonjë afat shtesë për bisedimet, në rast se nuk arrihet marrëveshja.

Mobi Casa

“Nuk besoj që ndonjë palë e ka komoditetin për t’i shtyrë marrëveshjet. Kemi funksionuar shumë mirë dhe shumica e subjekteve e kanë mbështetur procesin”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërkohë, kryeministri Thaçi ka thënë se nuk pret që do të jetë lehtë as arritja e marrëveshjes e as implementimi. “Por, angazhimi ynë është që marrëveshja të implementohet nga institucionet e Kosovës, EULEX, NATO dhe gjithashtu nga Serbia”, ka thënë Thaçi.

Ai ka ritheksuar se Asociacioni i Komunave Serbe, që pritet të jetë rezultati kryesor i këtyre bisedimeve, do të jetë një asociacion konsultativ i kryetarëve të komunave, të cilët do të kenë mundësi t’i shkëmbejnë idetë ndërmjet veti. /Telegrafi/