Fundamenti

Thaçi: Shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrat që u kryen në Poklek dhe Çikatovë të Drenicës. Ai ka thënë se këto ishin përpjekje të Serbisë për spastrim etnik anekënd Kosovës, transmeton lajmi.net

“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër”, ka shkruar Thaçi ndër të tjerash në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë i Thaçit:

FIDANISHTJA

Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë.

Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër.

Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë. HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.