UBT

Haradinaj për Osmanin: Presidente koti, doli për ta hequr përgjegjësinë nga vetja sikur të kishte qenë në hënë për 4 vjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se presidentja po bën “përpjekje të mjerë” për “ta hequr përgjegjësinë nga vetja” dhe për “ta ngarkuar vetëm Kurtin” për dështimet qeverisëse, duke iu referuar një interviste të mbrëmshme të Vjosa Osmanit ku ajo konfirmoi mospajtimet me kryeministrin.

Haradinaj e quajti Osmanin “një presidente koti” që tha se pas katër vjetësh zgjodhi të fliste për rëndësinë e partneritetit me SHBA-në.

“Kosova ka një presidente koti që pas katër vitesh qeverisje merr guximin të dalë në televizion dhe për 40 minuta të flasë sa e rëndësishme është SHBA-ja për Kosovën, sikur gjatë këtyre katër viteve ajo të kishte qenë në hënë. Një përpjekje e mjerë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin. Gabim, zonja Presidente. Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai tha se Kurti e ka ndohmuar agjendën serbe në Kosovë më shumë sesa vetë Serbia dhe aleatët e saj.

Uji Dea

“As armët e blera kineze, as armët e blera ruse, as lufta e madhe hibride serbo-ruse në Kosovë, as strukturat kriminale serbe në territorin e Kosovës nuk e kanë ndihmuar agjendën serbe në Kosovë aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti me politikën e tij anti-amerikane dhe kundër aleatëve. Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare”, shkroi ai.

Haradinaj tha se politika e Kurtit në SHBA konsiderohet armiqësore dhe se vendi po përjashtohet nga nismat rajonale.

“Politika e Kurtit sot në Uashington çdo ditë e më shumë konsiderohet si politikë gati armiqësore, kurse Evropa e udhëhequr nga Gjermania, me atë që tha Sarrazin, po e përjashton Kosovën nga Procesi i Berlinit dhe nga çdo nismë rajonale. Evropa po instalon politikë 6 minus 1 në Ballkanin Perëndimor. Ky minus është Kosova: e përjashtuar nga çdo proces integrues, e sanksionuar dhe me pritje të fuqizimit të sanksioneve dhe masave të tjera izoluese”, shkroi Haradinaj.