Hidromorava

Thaçi: Shteti, i paprekshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka këmbëngulur se me Serbinë asnjëherë nuk do të dialogohet për çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se në takimet e paralajmëruara të nivelit të lartë në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të diskutohet vetëm për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, kurse sa i përket rolit të opozitës në këto takime Thaçi ka vlerësuar se çështjet madhore nuk janë punë vetëm e një partie apo e një qeverie, por e gjithë spektrit politik.

Kryeministri në një intervistë për “Epokën e Re”, ka bërë me dije se në takimet e paralajmëruara të nivelit të lartë në mes të zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit nuk do të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës, por vetëm për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve të pavarura.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se takime të tilla Kosova ka pasur edhe me shtetet e tjera fqinje.

Fundamenti

Thaçi ka vlerësuar se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund ndodhë pa takime të nivelit të lartë.

“Dialog me Beogradin nuk do të ketë. Do të ketë vetëm takime të nivelit të lartë për ta diskutuar normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Normalizimi i marrëdhënieve nuk ndodh pa takime të nivelit të lartë”, ka thënë Thaçi.

Duke mohuar se në këto takime do të diskutohet për trajtim ndryshe të serbëve të veriut nga ata të jugut, kryeministri Thaçi ka thënë se plani gjithëpërfshirës ndërkombëtar i presidentit Ahtisaari është më i miri i mundshëm.

Pa bërë të ditur se kur mund të ndodhë takimi i parë i këtij niveli, ai ka theksuar se edhe këto takime do të udhëhiqen nga BE-ja me mbikëqyrjen dhe mbështetjen e fuqishme të ShBA-së.