Uji Dea

Thaçi: Shtetësia e Kosovës e padiskutueshme

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që ka paraqitur të arriturat e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit dhe duke e quajtur shtetin e ri si model të shtetndërtimit, ka thënë se qeveria e tij është e interesuar për normalizimin e raporteve me Serbinë, por duke mos e rrezikuar shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt të 2008-ës”, ka thënë në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministri Thaçi.

FIDANISHTJA

“Dua të theksoj dhe të jem i qartë se ne jemi të përkushtuar për dialogun, por në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk diskutojmë shtetësinë e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi, transmeton REL.

Ai ka vënë në pah se Serbia vazhdon të pengojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërsa ka theksuar nevojën e tërheqjes së forcave paralele serbe të sigurisë dhe strukturave të tjera nga pjesa veriore e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.