RCCOLA

Thaçi shkarkoi nga detyra zëvendësministrin e Drejtësisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Drejtësisë, Ramadan Gashi.

Gashi shkarkohet nga detyra e tij për shkak të aktakuzës së ngritur kundër tij nga Prokuroria e shtetit, ndërsa para disa dite ishte emëruar vetë nga kryeministri Thaçi.

UBT

“Në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim të shkarkojë z. Ramadan Gashi nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Ramadan Gashi, që këto ditë ishte emëruar zëvendësministër i Drejtësisë, akuzohet nga Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës për tri çështje që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryetar komune. /Telegrafi/