UBT

Thaçi: Serbia s‘ ka asnjë të drejtë të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Zagreb – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci është takuar me homologun e tij kroat Zoran Milanoviq. Në takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe ndihmën që Kroacia mund t’i jap Kosovës në procesin e integrimit evropan.

Kryeministri Hashim Thaçi do të takohet edhe me presidentin e Kroacisë Ivo Josopoviq si dhe me kryetarin e Parlamentit, Josip Leko.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot në Zagreb se nesër në Bruksel do të takohet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilin do të bisedojë rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash, porse “nuk do të bisedojë për statusin e Kosovës”. Këto komente ai i bëri në një konferencë për gazetarët, pas takimit me kryeministrin kroat, Zoran Millanoviqin. Ai me këtë rast përsëriti kërkesat e Kosovës, se Serbia duhet të heqë dorë nga strukturat paralele të sigurisë në Kosovë, dhe se është me rëndësi zgjidhja me urgjencë e fatit të 1800 shqiptarëve të zhdukur.

I pyetur nëse është i gatshëm që me Daçiqin të bisedojë rreth Platformës serbe për Kosovën, Thaçi tha se Serbia s’ka të drejtë as morale, as politike e as ligjore të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

UBT

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci, është takuar me homologun e tij kroat Zoran Milanoviq. Në takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe ndihmën që Kroacia mund t’i japë Kosovës në procesin e integrimit evropan.

HRT ka njoftuar se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar interesimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me Kroacinë.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyeshme. Falënderojmë popullin dhe shtetin kroat, që ndër të parët njohu Kosovën. Tash jemi në rrugë për në NATO dhe Bashkim Eureopian. Ne jemi shtet i ri dhe duam investimet kroate”, e citon atë HRT.

Kryeministri Hashim Thaçi do të takohet edhe me presidentin e Kroacisë Ivo Josopoviq si dhe me kryetarin e Parlamentit, Josip Leko.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.