ARKATANA

Thaçi: Serbia do të mbetet me pashallëkun e Beogradit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të Presidentit serb, Tomisllav Nikolic, i cili ka thënë se nuk e përjashton luftën për t`a rikthyer Kosovën nën Serbi.

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ai do të jetë në krye të betejës në rast se Nikolic pretendon të hyjë në luftë me Kosovën.

“Unë sot i përgjigjem përsëri se në rrethanat çfarë ai pretendon përsëri unë do të jem në ballë të betejës për t`u larguar Nikolic humbës dhe i turpëruar nga çfarëdo aventurë e re e tij në raport me Kosovën”, ka thënë Thaçi, në një konferencë të mbajtur sot në aeroportin “Adem Jashari”

Ai ka thënë se në rast se Serbia hynë edhe një herë në luftë, atëherë krejt shteti serb do të koncentrohet në Beograd, duke mbetur vetëm si “Pashallëku i Beogradit”.

ARKATANA

“Por, çdo aventurë e tij e re në raport me Kosovën nënkupton se ai do ta harroj Kosovën por duhet të mendoj më tepër për Pashallëkun e Beogradit”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për takimin që ka pasur me Sekretarin e OKB’së në aeroport dhe ka thënë se i ka treguar për arritjet dhe sfidat që e presin Kosovën.

Kryeministri Thaçi nuk e ka mohuar një dialog të ri për Veriun, por ka përsëritur disa herë se njëherë duhet zbatuar marrëveshjet për të ecur më tutje në çështje të tjera.

“Implementim, implementim, implemetim”, ka thënë Thaçi, dhe ka thënë se pastaj do të vazhdoj dialogu me serbët e Veriut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.