Fundamenti

Thaçi: Serbia do ta njoh Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e fillimit të festimeve i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për 6 vjetorin e shtetit të pavarur dhe sovran. Ai ka thënë se këto kremtime do të përfshijnë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në nivel qendror dhe lokal.

Gjithashtu, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në, NATO-n dhe të gjithë mbështetësit e përpjekjeve të tyre për liri e pavarësi.

I pari i qeverisë, ka thënë se këto festime po bëhen në kohën kur po forcohet subjektiviteti ndërkombëtarë i shtetit, kur janë arritur 106 njohje ndërkombëtare, kur çdo herë e më shumë jemi më afër integrimeve euroatlantike, liberalizimit të vizave, procesit të stabilizim asocimit, perspektives për partneritet për paqe dhe anëtarësimit në NATO.

Ai ka thënë se në të ardhmen jo të largët do të bëhemi pjesë edhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas Thaçit, tashmë është hapur edhe një kapitull i ri për Kosovës, ai i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë Serbi.

GRANDEMALL

Kryeministri, beson se Serbia në një të ardhme jo të largët do ta njoh Kosovën si shtet, raporton KP.

“Tani 6 vjetorin e pavarësisë e shënojmë edhe me një kapitull të ri atë të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pra me arritjen e marrëveshjes së paqes së 19 prillit të vitit të kaluar. Prandaj, njohjet po shtohen por unë kam besim të plotë që edhe njohja nga Serbia do të ndodhë në një të ardhme jo fortë të largët, paralelisht me procesin integrues evropian. Gjatë këtyre ditëve u mbajt edhe seanca e radhës e këshillit të sigurimit të OKB-së në New York ku ne prezantuam të arriturat e shtetit progresin e arritur reformat që kemi bërë, fqinjësinë që kemi arrit me të gjitha vendet. Prezantuam të arriturat e përgjithshme që kemi arritur muajt e fundit”, ka theksuar Thaçi.

Thaçi, ka përmendur edhe takimin e fundit që është mbajtur në Bruksel mes dy kryeministrave. Ai ka thënë se në parim është arritur marrëveshja për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë.

“Po ashtu, gjatë kësaj jave ka ndodhur takimi i radhës në mes të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në ndërmjetësim të baroneshës Ashton, ku në parim është arritur marrëveshja për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë, ndërsa, pritet në ditët e ardhshme të finalizohet në Bruksel. E gjithë marrëveshje është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe dokumentin e 19 prillit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se me funksionalizimin e sistemit të drejtësisë do të ketë një fillim të funksionalizimit të funksionimit të tërësishëm në veri, në veçanti zgjedhjet lokale, fillimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, integrimi i komunitetit serb në Policinë e Kosovës, funksionimi i sistemit doganor dhe pagimit të taksave dhe fillimi i funksionalizimit të IBM-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.