Eko Higjiena

Thaçi: Rajoni ynë do të normalizohet, Brukseli mos të na vonojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rajoni i Ballkanit Perëndimor do të normalizohet, por Brukseli zyrtar nuk duhet të vonojë proceset, sepse në të kundërtën mund të shkaktohen kriza, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në konferencën e tretë ndërkombëtare “Gërmia Hill”, e cila është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Aspen Institute.

“Disa gjëra që mund t’i arrijmë për 3-4 muaj, nuk kanë pse të vonohen për disa vite. Rajoni jonë do të normalizohet, por çdo vonesë e Brukselit do të shkaktojë kriza”, ka thënë Thaçi.

“Ne do të përgatitemi shumë mirë edhe për takimet e radhës, të Berlinit, të Vjenës”, ka pohuar Thaçi, duke paralajmëruar se “do të fillojnë proceset e rëndësishme infrastrukturore sidomos në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Nish”, tha zv/kryeminsitri Thaçi, transmeton Klan Kosova

Thaçi tha se “do të punojmë shumë edhe në aspektin e sigurisë, në luftimin e korrupsionit dhe krimit, në luftimin e radikalizmit”, ndërsa “ne kemi nënshkruar marrëveshje me Malin e Zi dhe do ta respektojmë në tërësi ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me Malin e Zi”.

Hidromorava

Në këtë konferencë ndërkombëtare po marrin pjesë afro 200 mysafirë nga 40 shtete të ndryshme të botës.

Tema e konferencës është Siguria në Evropën Juglindore në kontekst të sfidave më të gjera rajonale.

“Gërmia Hill” synon që të ndihmojë Kosovën në promovimin e agjendës së integrimit në NATO, duke e përfshirë vendin tonë në debatet e rëmdësishme të sigurisë rajonale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.