UBT

Thaçi: “Qytetarë të komunës së Dardanës, urime fitorja e Begzad Sinanit”

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës ka mbyllur fushatën e saj parazgjedhore në Dardanë, duke iu bërë thirrje qytetarëve të Dardanës që të votojnë kandidatin e kësaj partie, Begzad Sinani. Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se fitorja e radhës e PDK-së po vjen, pasi që kudo shihet dhe kuptohet mbështetja për PDK-në.

Ai që në fillim të paraqitjes së tij para mijëra qytetarëve dardanas, uroi qytetarët e komunës së Dardanës, për fitoren e Begzad Sinanit. “Para 4 vitesh fitoren e PDK-së e kanë rrëmbyer tinëzisht, por kësaj radhe do ta kthejmë fitoren burrërisht të PDK-së dhe atë fitore bindëse”, ka thënë Thaçi para mijëra qytetarëve dhe simpatizantëve të PDK-së në platon e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Dardanë.

Ai më tutje ka theksuar se nuk do të lejohet më të bëjnë ata që bënë para 4 vitesh. “Nuk do të lejojmë që askush të prek votën e lirë, nuk do të lejomë më askënd që të rrëmbejë tinëzisht, pabesisht, në mënyrë jo demokratike fitoren e PDK-së. Kush do që do të tentojë do të keni këtu përkrahjen e PDK-së deri në fund.

Ata që para 4 vitesh ua rrëmbyen fitoren tinëzisht PDK-së, me 3 nëntor do të shkojnë në shtëpi të turpëruar që edhe nga fëmijët e tyre do t`i vije turp, sepse fitorja e PDK-së do të jetë e thellë dhe bindëse”, ka thënë Thaçi, duke u brohoritur vazhdimisht nga ana e qytetarëve dardanas.

Ai në vazhdim ka falënderuar qytetarët për fushatën e mirë dhe demokratike, dhe ka ftuar të gjithë që të dalin dhe të votojnë masovikisht, PDK-në. “Duhet të rikonfirmohet fitorja e jonë dhe vullneti i qytetarëve të Dardanës, është që PDK-ja të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve”, ka potencuar Thaçi duke shtuar se vota e tyre është për të ndërruar regjimin i cili ka ardhur në pushtet në mënyrë tinëzare duke e vjedhur votën e vitit 2009.

RCCOLA

“Ju ftoj të vazhdoni fushatën, dilni dhe votoni më 3 nëntor, votoni Begzad Sinanin dhe kandidatët për asamblenë komunale të Dardanës, dhe zotëri Sinani do ta ketë mbështetjen e fortë të Qeverisë së Kosovës, në realizimin e të gjitha aspiratave dhe projektet që ka prezantua. Për 4 vite kemi heshtur për hir të shumë gjërave tjera, ndaj vjedhjes së votës që ka bërë Shaip Surdulli, por, kësaj radhe le ta harroj se mund ta prekë ndonjë votë ai dhe të tjerët e tij. Dardana, dhe gjithë Kosova do të qeverisen prej njerëzve që dalin nga vota e lirë e qytetarëve të Dardanës. Sot edhe ju e keni obligim me votua dhe me mbrojt votën tuaj. Pse nuk ka përparua Dardana brenda 4 viteve? Askush që ka vjedhur vota nuk mund të ketë punët e mira nëse vjen në pushtet me vota të vjedhura siç është kryetari në ikje.

Në fund të fjalimit, Thaçi ka bërë një mesazh për ata që i kanë ndihmuar në vjedhjen e votës pushtetit të kaluar: “Ai që prek votën dhe vullnetin e qytetarit, gabon rëndë, prandaj fitorja është e sigurt e PDK-së, është e kryetarit Begzad Sinanit.

Kurse, Begzad Sinani u ka uruar fitoren qytetarëve të Dardanës, duke thënë se tubimi përmbyllës tregon vazhdimësinë e punës së bashku. Sipas tij, në Dardanë për 4-vjet të keqqeverisjes, nuk ka funksionuar mirë asgjë, dhe se ka ardhë koha që më 3 nëntor, të dalim fitues për Dardanën evropiane. Sinani gjithashtu ka përmendur investimet e dhe projektet për një mandat të ardhshëm qeverisës.

“Kemi treguar se Dardana jo rastësisht është dhe do të mbetet evropiane. Para jush keni një kryetar që prej datës 3 nëntor e tutje, një kryetar të palodhshëm, me një kryetar me energji dhe një kryetar që do të jete me ju dhe pran jush”.

Sinani ka thënë se ai dhe Kryeministri i Kosovës zotëri Hashim Thaçi, do të realizojmë brenda mandatit 4 vjeçar të gjitha projektet që janë paraqitur brenda fushatës një mujore. “Ne së bashku me ju për 4 vite do të jem aktiv në realizimin e të gjitha kërkesave tona, projekteve tona që ju i keni paraqitur, prandaj jeni të sigurt se me fitoren bindëse të PDK-së, Dardana do të zhvillohet dukshëm thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Kamenicë./rajonipress/